“I dhashë votën 3 herë sepse shpresova se do ta rregullonte vendin”/ Protestuesja: Punoj në administratë, e vrava frikën bëj edhe pa rrogë

TIRANA- Një protestuese ka deklaruar ditën e sotme se rrezikon shumë me pjesëmarrjen e saj në këtë protestë, pasi punon në administratë. Gjatë një prononcimi për mediat, ajo u shpreh se e ka vrarë frikën, pasi mund t'ja dal edhe pa rrogë.
Qytetarja tha se ka votuar kryeministrin Rama tre herë me shpresën se do ta rregullonte vendin. Ajo tha se ndihet e zhgënjyer, pasi kryeministri e sheh Shqipërinë si një telajo të madhe, ndërsa banorët i sheh si figurnatë.
“Rrezikoj shumë duke qenë këtu, por krahasuar me rrezikun e shitjes së atdheut, rreziku i humbjes së punës është e keqe e vogkë. Puno në adminsitratë. Pa atdhe rrezikojmë të na çojnë në Lesbos, siç çuan emigrantët që nuk donin të riatdhesoheshin.
Athedhu na dha dhënë mundësi të ushqehemi, të jetojmë dhe të riprodhohemi.
I dhashë votën 3 herë, jam gati publikisht në piedistalin e protestës jam gati ta pres dorën, sepse shpresova se do ta ndreqte vendin. Rregulloi pagesën e faturave, këto I njoh Edi Ramës. Jam zhgënjyer sepse ai e sheh Shqipërinë si një telajo të madhe po bën të realizushem ëndrrën e toj, banorët i sheh si figurnatë. Kur përuron një lulisht e nuk do t’I ulen gratë në menopauzë dhe pensionistët sepse I ngrëjnë nervat.
Ka nisur përzgjedhjen, sidomos pensionistët dhe të rinjtë që ia kalojnë Diellës ai s’do të dontë që të ishte këtu. Edi Rama në një intervistë ka thënë, sepse kam qenë bashkëstudente me të ai të piktura unë te regjia, ka kritikuar minsitrat në ‘90 dhe kur doli tha që kishte vrarë frikën.
Sot solla në mend se duhet vrarë frika, që të bën të paaftë, patronazhost, të bën të ruash atë rrogën, ttë bën mëshirë, unë e vrava frikën bëj edhe pa rrogë.
Unë e kam vrarë frikën disa herë, kam kaluar kufirin me fëmijën, kemi ikur me gomone. Kufijtë matanë ishin më shpresdhënës se kryeministri ynë, në kufi njeriu hedh zaret nëse do t’ja marrin apo jo jetën, ndërsa kryeministri nuk të lejon të hedhësh zaret mbi tavolinë sepse të heq bukën e gojës”, tha ajo.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Ata duhet të japin dorëheqjen”/ Ish-minatori: Administrata po kërcënohet me vendin e punës që të shkojë në koncert

Lukovë/ Plazhi me shezlongë pothuajse bosh në kulmin e sezonit turistik

42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

Koncerti i Kanye West në Tiranë/ Rama i dhuron librin “The Albanian Files”

Dhunuan dhe filmuan bashkëmoshataren e tyre, Gjykata e Fierit jep masat për tre vajzat





