I dyshuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e familjes Memishaj, Prokuroria e Tiranës liron Ervis Allën

Prokuroria e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie me eksploziv në hyrje të një banesë në zonën e Dajtit.
Siç bëjnë me dije burime, akuza e konsideroi të paligjshëm ndalimin e Allës, i dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv. Prokuroria e Tiranës thotë se nuk është administruar asnjë provë direkte ose indirekte në adresë të të dyshuarit që të krijojnë dyshimin se ai e ka vendosur lëndën plasëse në shtëpinë e Jakup Memishaj.
Ndërsa shtohet se nuk mund të konsiderohet si provë fakti që i ndaluari kishte pasur konflikt me familjen Memishaj për shkak të një minibari, të porositur nga kjo familje në mobilerinë e familjes Alla.
Duke ju referuar dëshmisë së Nazmie Myftaraj, policia kishte zbuluar se familja Memishaj kishte porositur në Tapizë një minibar që e kishin paguar, por nuk e kishin marrë dhe për këtë qëllim kishin kryer kallëzim në polici.
Pas këtij pretendimi policia rezulton se ka ndaluar Ervis Allën, i cili është shkruar se nuk u gjet në mobileri dhe sipas prokurorisë nuk është reflektuar fakti se lokalizimi i këtij shtetasi është kryer në Krujë dhe se kjo polici nuk ka mbajtur akt shërbimi për të pasqyruar faktet.
Lexo edhe
AKTUALITET
Banorët denoncojnë ndotjen nga pluhuri në Laprakë: Na mbyti fabrika e tullave

Përshtatën lokalit e natës për shitje droge në Himarë, arrestohen pronari dhe banakieri

Zjarri në Drenie del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Konsumoi dy lloje pesticidesh, humb jetën në Spitalin e Beratit 38-vjeçari

Shpërthen në flakë makina në aksin Dibër-Rrëshen

Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

Përshkallëzohet situata në Lurë/ Flakët përhapen me shpejtësi, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri

Banorët e Shijakut protestojnë për rrugën, 15 familje pa akses





