I ekzekutoi babanë dhe i plagosi nënën/ Ish-partnerja e Refit Buzit lë spitalin, dërgohet në Komisariat për tu marrë në pyetje

24-vjeçarja që u mor peng për disa orë nga ish-i fejuari i saj pas ngjarjes së rëndë në Roskovec, është shoqëruar në Policinë e Fierit, ku po merret në pyetje nga grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e krimit.
E reja u mor me vete nga 35-vjeçari Refit Buzi, menjëherë pas vrasjes së babait të saj dhe plagosjes së nënës. Sipas dyshimeve të policisë, autori ka qëlluar me armë gjahu ndaj ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa ka plagosur rëndë bashkëshorten e tij të mëparshme.
Pas krimit, Buzi është larguar me automjet së bashku me 24-vjeçaren, duke marrë me vete edhe armën e zjarrit. Pas disa orësh negociatash, e reja është liruar dhe është vënë në dispozicion të autoriteteve për të dhënë dëshminë e saj. Ndërkohë, nëna e saj, 55-vjeçarja Belere Plaka, vijon të luftojë për jetën. Ajo ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale që zgjati rreth pesë orë, por mjekët bëjnë me dije se gjendja e saj mbetet e rënduar dhe ajo ndodhet nën kujdes intensiv.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Policia bëri me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit ngriti pika kontrolli dhe nisi ndjekjen për kapjen e autorit.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e 35-vjeçarit Refit Buzi.
Lexo edhe
AKTUALITET
Lotët e nënë Files dhe djalit autik që u goditën me spray në protestë, prekin shqiptarët. Mblidhen 131 mijë dollarë për pak orë në “Gofun...

Refit Buzi u vetvra me armën e krimit/ Policia jep detaje: Nuk ia dolëm të vetëdorëzohej as pas 9 orësh negociata

Vrau vjehrrin me armë gjahu në Roskovec, autori vret veten

Protesta para Kuvendit/ Lirohen 21 nga 23 të shoqëruarit, dy persona mbeten ende në qeli

Rrufeja godet tufën e deleve në Dardhas të Pogradecit, ngordhin rreth 10 krerë

Historia e Nertil Buzit/ 4 vjet më parë e morën peng në Angli për "shtëpitë e barit", sot vrau ish-vjehrrin dhe RENEA e ka rrethuar në Ku...

Aksident fatal në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga një furgon

Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro





