
Hakmarrja për një konflikt të ndodhur rreth 15 vite më parë është pista e parë mbi të cilën po hetohet atentati i dështuar ndaj 50-vjeçarit Ermir Kërtezi në Elbasan.
Megjithatë, versionet kontradiktore të palëve kanë bërë që hetuesit të mos përjashtojnë mundësinë e një konflikti më të afërt në kohë.
I arrestuari Poli Boriçi, 52 vjeç, mësohet se e ka lidhur sulmin me një ngjarje të vjetër, duke pretenduar se Kërtezi i kishte plagosur vëllain.
“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite më parë”, mësohet të ketë deklaruar Boriçi para hetuesve.
Sipas versionit të tij, plagosja e kishte lënë të vëllain me pasoja të rënda shëndetësore, deri në paralizim. Ky pretendim dhe rrethanat e ngjarjes së 15 viteve më parë janë tashmë pjesë e verifikimeve të grupit hetimor.
Por një version tjetër ka dhënë vetë Kërtezi. Ai ka deklaruar se konflikti i vjetër ishte mbyllur dhe marrëdhëniet mes dy familjeve ishin normalizuar prej vitesh.
Sipas tij, familjet jetonin pranë njëra-tjetrës dhe gjatë 15 viteve të fundit nuk kishin pasur probleme.
Pikërisht kjo mospërputhje ka zgjeruar hetimet. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po verifikohet nëse mes Boriçit dhe Kërtezit mund të ketë pasur një konflikt tjetër kohët e fundit, i cili mund të ketë shërbyer si shkak për sulmin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40 të së shtunës, në një lokal në hyrje të Elbasanit, në prani të klientëve të shumtë.
Pamjet e siguruara nga mediat tregojnë 50-vjeçarin Kërtezi, të veshur me një bluzë të zezë, teksa del nga ambientet e brendshme të lokalit, kalon në pjesën e jashtme dhe ndalet për pak çaste.
Lëvizjet e tij ndiqen nga Boriçi, i cili ndodhej në lokal në shoqërinë e bashkëshortes. Sipas pamjeve, 52-vjeçari ngrihet, afrohet drejt Kërtezit dhe nxjerr një pistoletë, të cilën ia drejton në kokë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 August12:29
Tragjedi në Kalabri/ 46-vjeçarja humb jetën pas dhunës, në kërkim partneri shqiptar
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Kalabrinë, Itali.
Ornella Forastefano, 46 vjeçe, ka humbur jetën pasi dyshohet s...
AKTUALITET
16 August11:19
Zjarr i madh në hotelin në Lungomare, flet shefi i zjarrfikësve: Ishte e pamundur të kalohej nga shkallët
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu në orët e para të mëngjesit një hotel në zonën e Lungomare...
AKTUALITET
16 August10:55
Përfshihet nga flakët resorti në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër, dëme të mëdha materiale
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele, një resort, për...
AKTUALITET
16 August10:51
Shpërthim me tritol pranë banesës së Ylli Zallës në Fushë-Krujë
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derë...
AKTUALITET
16 August10:41
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim, nuk ka rrezik për zonat e banuara
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësism lidhur me situatën e zjarreve në vend. Në lidhje me këtë, Mbr...
AKTUALITET
16 August10:29
Zjarri në hotelin "Brooklyn" Vlorë/ Ministria e Shëndetësisë: Një vajzë ka djegie të shumta, të tjerët në gjendje stabël
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë më shumë informacion në lidhje me gjendjen e të lënduarve pas zjarrit...
AKTUALITET
16 August10:06
Dhunohet shefi i krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli, ka dëmtime në fytyrë dhe trup
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku pas një konfliki me disa persona shefi i krimeve të Sarand&eu...
AKTUALITET
16 August09:43
Zjarri në hotelin në Vlorë/ Pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, u hodhëm nga dritarja
Një pushues nga Polonia ka treguar momentin kur e kanë kuptuar që në hotelin "Brooklyn", ku po qëndroni kishte rënë zjarr.
...
AKTUALITET
16 August08:59
14.783 ditë ferri: dokumenti sekret që tregonte çfarë ndodhte në burgjet e komunizmit pak para revoltës së Qafë-Barit
Burgjet e komunizmit në Shqipëri nuk ishin thjesht vende vuajtjeje dënimi. Ato ishin makina frike, ku shteti përpiqej të shkatër...
AKTUALITET
16 August08:51
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 79.6 lekë, në shitje me 80.8 lekë.
Euro do të blihet me 92...