
Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi qytetin e Elbasanit, ku një tentativë për vrasje në mes të ditës dhe në një ambient publik ka zbuluar hije të thella të gjakmarrjes dhe vetëgjyqësisë në vend. Pamjet filmike të transmetuara kanë treguar një skenë sa të frikshme aq edhe absurde: një person i pamaskuar afrohet për të ekzekutuar shënjestrën, por arma i bllokohet, duke i shpëtuar kështu jetën viktimës së synuar. Ajo që ka lënë pa fjalë opinionin publik është gjakftohtësia e gruas që shoqëronte shënjestrën, e cila jo vetëm që ruan qetësinë në momentet e tmerrit, por madje kujdeset të paguajë faturën e lokalit para se të largohet.
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, e analizon këtë ngjarje si një rast tipik ku motivet e forta hakmarrëse verbërojnë çdo frikë nga ligji, kamerat apo dëshmitarët. Sipas të dhënave, dyshohet se ngjarja e ka zanafillën 15 vite më parë, e lidhur me plagosjen e vëllait të autorit, çka tregon se konfliktet e vjetra vazhdojnë të zgjidhen jashtë rrugëve ligjore.
Por siguria e qytetarëve nuk cenohet vetëm nga armët. Sezoni veror po nxjerr në pah rreziqe të mëdha edhe në zonat turistike, veçanërisht në strukturat akomoduese. Zjarri i fundit në një hotel në Vlorë, ku pushuesit u detyruan të hidheshin nga dritaret për shkak të mungesës së shkallëve të emergjencës, ka ngritur alarmin mbi sigurinë e godinave. Shumë hotele, bare dhe diskoteka mbeten gracka vdekjeprurëse, duke munguar planet e evakuimit, materialet e duhura kundër zjarrit dhe pikat e hidranteve.
Krahas kësaj, rreziku mbetet i lartë edhe në ujë. Pavarësisht patrullimeve të policisë me dronë, mjete lundruese të shpejta vazhdojnë të përdoren jashtë rregullave, ku janë regjistruar raste skandaloze si ai i një 12-vjeçari në drejtimin e një mjeti ujor. Autoritetet bëjnë thirrje për një bashkëveprim më të ngushtë mes policisë dhe pushtetit lokal për të shmangur tragjeditë dhe për të garantuar një sezon të sigurt për pushuesit.
Fatjon Softa: Gjatë periudhës së verës janë shumë problematike, nuk janë vetëm pyjet, por janë dhe qyteti. Herë pas here ne kemi pasur këtë vit disa struktura të cilat janë dëmtuar dhe kanë rrezikuar jetë njerëzish. Në këtë rast nuk kemi jetë të humbura, por kemi persona të dëmtuar fizikisht, ku shkalla e djegies apo masa e dëmtimit sigurisht mund të jetë e konsiderueshme. Ajo çfarë duhet të hetohet tashmë nga prokuroria, do të jenë masat parandaluese. Të gjitha strukturat akomoduese sot janë të detyruara me ligj që të kenë një çertifikatë për impiantet e instalimit, dhe çdo vit kjo lloj çertifikate rinovohet, bëhet një pagesë ndaj strukturave dhe si të tilla për sa i përket kësaj lloj përgjegjësie i takon institucionit çertifikues apo matës të masave të mbrojtjes të impianteve elektrike. Nga ato të dhëna e marra deri tani, dyshimet vijnë që mund të jetë një zjarr për shkak të një prize të një frigo-riferi në zonën e restorantit, por ajo çfarë mund të rrisë përgjegjësinë ndoshta ndaj strukturës, është hetimi për të parë masat nëse ka pasur plan evakuimi, pasi çdo strukturë mbrapa derës është i detyruar të ketë një plan evakuimi i njohur për çdo pushues. Ndërkohë indikacionet, sinjalistika, shkallë dhe duhet të jenë shkallët e emergjencës varet nga lartësia e katit të kësaj strukture akomoduese.
Po se disa prej tyre thanë që janë hedhur nga dritarja.
Fatjon Softa: Po kur hidhen nga dritarja do të thotë që nuk ka pasur shkallë emergjence të cilat janë të detyrueshme për struktura që janë mbi katër kate. Do të thotë që nga ajo strukturë dilet jashtë mureve të ndërtesës, mundësia e rrezikut të personave mbetet pothuajse minimale dhe zbritja e tyre në atë rrugëkalim shërben për të shpëtuar jetët e këtyre njerëzve. Prandaj them që në strukturat akomoduese, në ambientet publike, në qendrat komerciale, në shkolla, spitale dhe kudo që ka ambient publik por edhe ambient privat me densitet mbi një numër të caktuar personash, masat janë që duhet të kenë shkallët e emergjencës. Pastaj do të jetë nëse ka pasur staf, ka reaguar dikush, ka pasur punonjës i cili duhet të jetë i çertifikuar, duhet të jetë i instruktuar, dhe duhet të dijë të bëjë veprimet e para për të neutralizuar vatrën e zjarrit. Megjithatë thashë është një shembull negativ por që duhet të jetë një objekt kontrolli i shërbimeve të mbrojtjes, veçanërisht në strukturat akomoduese në të gjitha qytetet e mëdha, ku numri i njerëzve që akomodohen është i konsiderueshëm. Gjë që do të thotë dhe evakuimi i tyre është shumë problematik për mënyrën e konfuzionit dhe panikut që krijohet nëse nuk ka indikacione, nuk ka korridore dhe nuk ka mënyrë evakuimi ndaj tyre.
Meqenëse jemi tek situata me zjarret, në këtë rast si erdhi po themi nga ky problem, por edhe pjesa e materialeve, përveç teknikës që duhet të jetë patjetër e sigurtë, kur flasim për beach bare, për hotele, për lokale, sa rëndësi ka që materialet pra të jenë të kontrolluara dhe të mos jenë të ndezshme?
Fatjon Softa: E përmendët me të drejtë që ka pasur shembuj edhe nga vende të tjera. Kujtojmë frikën, panikun, tragjedinë që ndodhi në Maqedoninë e Veriut. Në Zvicër, dhe disa vende të tjera ku baret apo diskotekat në momentin që janë konstatuar mbasi ka ndodhur ngjarja, kanë qenë pa masa sigurie, jashtë standardeve. Materialet e përdorura, rrugëkalimet, ato që themi mënyra e evakuimit, portat e emergjencës, të gjitha këto tregojnë që njerëzit mbeten në grackë në momentin kur ndodh një ngjarje sepse askush nuk e ka parandaluar duke e paramenduar mundësinë që mund të kemi një ngjarje ose për të evakuar dhe për të ruajtur jetën e njerëzve. Prandaj them që rikthimi tek disa objekte të cilat punojnë dhe kanë aktivitete, të cilat kanë densitet sidomos në zonat turistike, patjetër që duhet të jetë objekt i parë i masave të mbrojtjes nga zjarri për t'i kontrolluar, sepse ato janë të çertifikuara dhe çdo pesë vjet ripërsëriten masat e çertifikimit duke kontrolluar të gjithë elementët të cilët përbëjnë atë që quhet masat e mbrojtjes nga zjarri. Si ata fikset e zjarrit, të lëngshme apo me pluhur, ashtu dhe pikat hidrante të cilat duhet të jenë të dedikuara në çdo kat që në rastet e një situate përdoret struktura dhe infrastruktura e brendshme për të dhënë ndihmën e parë për të bërë neutralizimin deri në momentin sa të arrijnë forcat e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri. Dhe në veçanti në zonat që kanë densitete, përveç po themi përgjegjësisë siç i kanë strukturat private dhe që detyrohen nga ligji, ajo çfarë duhet të bëjë bashkia duhet të planifikojë hidrante në disa pika të qytetit të cilët në rastet e situatës ku shërbimet e zjarrfikësve mbarojnë po themi depozitën për shkak të luftës me zjarrin dhe duhet të rimarrin, atëherë patjetër duhet të jenë pika të tilla në qytet të cilët vlejnë dhe i vlejnë në veçanti shërbimeve të mbrojtjes nga zjarri, sepse zjarri mund të jetë masiv, mund të kalojë nga struktura dhe të përhapet në struktura të tjera të cilat mund të jenë të ngjitura dhe pastaj masat dhe përmasat dhe ndërhyrja bëhet shumë më e vështirë për shkak të zonës banore.
E drejtë dhe fatmirësisht që nuk përfundoi në tragjedi një rast i tillë, por duhet thënë pra që nuk ndoshta dhe nuk është gjëja më e mirë që mund të ndodhë gjatë sezonit, që në fakt duhet thënë që përveç këtyre rasteve me zjarret, problematikë tjetër janë edhe fatkeqësitë pra të mbytjeve apo edhe skafet të cilat udhëtojnë me shpejtësi. Si e keni parë menaxhimin që është bërë gjatë sezonit veror?
Fatjon Softa: Ka qenë një situatë më e mirë përsa i përket mjeteve të ujit, sepse është bërë një punë e mirë e para nëpërmjet demonstrimeve që policia ka demonstruar nëpërmjet dronëve, kontrolleve në vijën e ujit, e cila ka ndikuar po themi tek një paralajmërim te të gjithë atyre që do të kenë shkelje apo do të përdorin këto mjete lundruese jashtë kufizimeve ku është pjesa për të cilën ata mund të kenë lundrime. Por kjo nuk i ka shpëtuar shkeljeve dhe masave ndaj personave të cilët kanë abuzuar. Si rasti i një 12 vjeçari që i ishte dhënë një mjet i tillë për ta përdorur, i cili është denoncuar edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, por është ndaluar dhe nga policia e shtetit dhe masat ndaj operatorëve në veçanti, atyre që i lejojnë dhe i lëshojnë po themi përdorimin e tyre. Sepse kontrolli ndaj tyre është jetik, për faktin që ata jo vetëm që kanë dhe rrezikojnë jetën e tyre, por rrezikojnë dhe krijojnë një stres edhe për vetë banorët, dhe për të gjithë pushuesit dhe për të gjithë ata persona të cilët janë duke e frekuentuar zonat detare. Siguria nuk vjen vetëm në plazhe, siguria vjen edhe në liqene, në lumenj, pra në të gjithë territorin, masat e sigurisë duhet të jenë të unifikuara në bashkëveprim jo vetëm policia, por dhe pushteti lokal, policia bashkiake dhe struktura të tjera të cilat janë të detyruara me ligj që të merren me rendin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Ndërkohë duke u ndalur tek ajo se çfarë ndoshta unë e përmenda edhe në fillim të intervistës lidhur me një tentativë të dështuar vrasje në Elbasan. Si e patë këtë rast ju zoti Softa? Në mes të ditës, dikush i drejton pistoletën dhe plumbi... pra nuk shkrepet pra pistoleta dhe jeta e tij shpëton.
Fatjon Softa: Nga ora në orë kemi më shumë detaje rreth ngjarjes, për shkak të informacioneve që vijnë nëpërmjet mediave por sigurisht nga burimet policore. Lidhur me këtë ngjarje tronditëse në qytetin e Elbasanit, kjo tregon që hakmarrja, gjakmarrja apo konfliktet fatkeqësisht nuk zgjidhen në rrugë ligjore por vazhdojnë të jenë në vetëgjyqësi. Kjo është një nga format tipike ku të paktën i pyetur nga struktura ai ka deklaruar, pra autori i dyshuar ka deklaruar që motivet që e shtynë për të marrë dhe për të realizuar atentatin ka qenë hakmarrja ndaj vëllait të tij, ku 15 vite më parë shënjestra e ka qëlluar dhe ai është i paralizuar. Të paktën ky konflikt i mbartur për 15 vite duket si një nga pistat më të besuara për momentin. Sigurisht që hetimi nuk është i mbyllur, do të vazhdojë dhe për pista të tjera nëse mund të ketë dhe motive të tjera të cilat mund të kenë ndikuar tek kjo vendimmarrje që ai pati. Por fakti që ai person ishte i pamaskuar, në një ambient publik, në prani të një gruaje që mund të ishte familjare, bashkëshortja apo një njeri i afërt, ishte shumë i qetë në mënyrën se si e ndërmori hapin për të realizuar, falë po themi bllokimit të armës, të paktën kështu thuhet sepse kjo do të jetë ekzaminimi i armës, që nuk bëri realizimin e atij atentati ose të asaj vrasje në zemër të qytetit, në zemër të sezonit, dhe një nga qytetet më problematike në Shqipëri përsa i përket nivelit të lartë të kriminalitetit dhe të vrasjeve, siç është Elbasani.
Po, por ju mendoni ju a ka diçka tjetër të dyshimtë të paktën me çfarë keni parë në elemente të papritur, ndoshta tërësisht atë përfundimin e hetimeve, zonja në fjalë pra kishte një qetësi shumë të akullt ndërkohë që e pa të gjithë situatën. A mendoni që kishte diçka tjetër më shumë sesa thjesht një tentativë e dështuar?
Fatjon Softa: Në momentet që shikojmë një qetësi do të ketë një motiv të fortë, sepse edhe sikur të jetë një motiv banal apo një motiv qoftë dhe me pagesë, frika, kujdesi dhe përgatitja bëhet shumë herë më e lartë. Motivet e forta nuk pyesin për kamera, nuk pyesin për ambientin publik, orën në të cilën është realizuar, nëse ka apo jo persona të strukturës policore në afërsi. Por kjo kamera ose kjo pamje filmike e transmetuar tregon atë momente që dhe ju thatë. Pra një zonjë e cila deri në momentin që ishte ulur pranë autorit, kishte qetësinë, madje mund ta ketë njoftuar në momentin që ai u ngrit për të shkuar në drejtim të daljes, sepse ishte me kokën e ulur. Pastaj momenti kur largohet, bën kujdes për të treguar edhe për të paguar edhe faturën ndaj lokalit dhe largohet me qetësinë e saj./ora news
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Gusht15:49
Kontrolle intensive në Tiranë/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në rrugët dhe zonat e ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë 48 orëve të fundit jan&...
AKTUALITET
16 Gusht15:44
Aksident/ Automjeti përplaset me një makinë tjetër dhe përmbyset në trotuar
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin e ri rrugor, paralel me rrugën e Portit në Durrës, ku ...
AKTUALITET
16 Gusht15:40
Zjarr i qëllimshëm në Vukatanë të Shkodrës/ Shoqërohet në polici zjarrvënësi i dyshuar
Një vatër zjarri e dyshuar si e vendosur qëllimisht në fshatin Vukatanë është vënë nën kontroll në koh&...
AKTUALITET
16 Gusht15:10
17 vjet më parë i plagosi vëllain, si Poli Boriçi tentoi të vriste Mir Bitocin, dëshmia në Polici: Më tha Allahu
Janë zbardhur detaje nga tentativa e vrasjes së Miri Bitocit ditën e djeshme në një lokal në Elbasan. Burimet bëjn&eum...
AKTUALITET
16 Gusht15:03
Situata me zjarret/ Shqipëria vijon të digjet - 43 vatra në 24 orë, 10 prej tyre ende aktive
Situata me zjarret në vendin tonë vijon të jetë ende shqetësuese.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 43 vatra, nga ...
AKTUALITET
16 Gusht14:43
U ekstradua nga Rumania/ Kush është Aurel Hoxhallari, kreu i grupit kriminal që porositi vrasjen e Devi Kasmit
Aurel Hoxhallari, një prej personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar sot në Shqipëri ng...
AKTUALITET
16 Gusht14:08
EMRI/ Arrestohet në Rumani i shumëkërkuari shqiptar
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, finalizohen 3 faza të tjera të operacionit t&e...
AKTUALITET
16 Gusht13:27
Zjarri përfshin parcelën me ullinj në Cërrik, flakët rrezikojnë banesat
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur mesditën e kësaj të diele në qytetin e Cërrikut, në Lagjen Nr. 1,...
AKTUALITET
16 Gusht13:10
Makina e Ylli Zallës bëhet shkrumb e hi, dalin pamjet nga shtëpia e 49-vjeçarit pas shpërthimit
Janë publikuar pamjet nga vendi i shpërthimit me lëndë plasëse në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, në ban...
AKTUALITET
16 Gusht12:51
Atentati i dështuar në Elbasan/ Dëshmia e autorit: E bëra për t’u hakmarrë për vëllain!
Hakmarrja për një konflikt të ndodhur rreth 15 vite më parë është pista e parë mbi të cilën po hetohet atent...