Krimi i paralajmëruar/ Nga arrestimi për dhunë në familje, tek kërcënimet e vazhdueshme. Profili i Refit Buzit

Tragjedia me 1 të vrarë dhe 1 të plagosur në Roskovec ishte e paralajmëruar.
Autori Refit Buzi ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje, por kjo nuk e ka penguar që të dalë prej andej e të kryejë krimin tronditës në orët e para të mëngjesit, ku vrau ish-vjehrrin, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka dhe mori peng ish-gruan Rozalinda Plaka, për ta liruar pas shumë negociatash me forcat elitë RENEA.
Rozalinda Plaka, me të cilën ai ishte ndarë prej kohës ishte në urdhër mbrojtjeje, por mesa duket Buzi se kishte pranuar dot faktin se ajo ishte larguar.
Familjarët e viktimës thanë se ai e kërcënonte Rozalindën vazhdimisht dhe ishte shumë i dhunshëm.
Banorët e zonës kanë deklaruar se Refit Buzi se disa vite më parë kishte marrë peng edhe një person tjetër dhe konsiderohet i rrezikshëm.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit sot në fshatin Vidhisht në Rockovec.
Refit Buzi 35 vjeç qëlloi për vdekje Kosta Plakën dhe plagosi Belere Plakën, ish-vjehrrën, ndërsa mori peng ish-gruan Rozalina Plaka.
Lexo edhe
AKTUALITET
Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të paluajtshme të një shtetasi, i kishte fituar nga trafiku i drogës

Hoteli në Vlorë helmon turistët me azot, izraelitët ankesë në polici

Aksidenti me dy viktima në Unazën e Madhe, dy shtetasit e huaj ishin pa leje drejtimi

E rëndë në Memaliaj, humb jetën gjatë transportit për në spital një foshnjë 6-muajshe
Gjykata jep 'Ok' për hapjen e 3 telefonave 'Iphone' të zyrtareve të postës që vodhën 700 mln lekë





