Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic, njëra nga vajzat kishte rast të përsëritur dhune
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, foli eshe për ngjarjen e rëndë e cila ndodhi në Fier, ku disa vajza dhunuan dhe filmuan një të mitur. Në lidhje me këtë, Hita tha se policia ka kryer veprime proceduriale dhe ka dorëzuar materialet në Prokurori.
Ai deklaroi se është pezulluar nga detyra një polic, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer këtë veprim të kundra-ligjshëm ndaj të miturës tjetër.
Hita theksoi se nga hetimet rezultoi se njëra nga vajzat ka pasur rast të përsëritur dhune dhe është arrestuar ditët në vijim.
“Video që është transmetuar në rrjetet sociale dhe platformat e tjera është një video e rëndë ku shihen disa të mitura që kryenin veprime të dhunshme ndaj një personi tjetër. Policia ka kryer veprime proceduriale dhe janë dorëzuar materialet në Prokurori. Më pas nga hetimet rezultoi se njëra nga vajzat ka pasur rast të përsëritur dhune dhe është arrestuar ditët në vijim. Por hetimi nuk ka përfunduar këtu.
Nga hetimi ka rezultuar i përfshirë edhe një punonjës policie më vonë, për të cilin kemi marrë masën e pezullimit nga detyra dhe sot masën e përjashtimit për oficerin e policisë të përfshirë në veprime të pahijshme për një punonjës policie. Hetimet vazhdojnë dhe ne do marrim gjithë masat e nevojshme.
Oficeri i Policisë i përfshirë në ngjarjen e Fierit, nuk është se është evidentuar që ka nxjerrë videon apo e ka bërë publike për median, por pezullimi i tij është urdhëruar për shkelje të standardit dhe cënimit të rëndë të figurës që i ka bërë punonjësit të Policisë në krye të detyrës, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer këtë veprim të kundra-ligjshëm ndaj të miturës tjetër”, deklaroi Hita.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarr i madh në Babicë të Vlorës, zjarrfikësit shmangin përhapjen e tyre

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate kurrë, kjo lagje nuk ja di kush një fjalë të keqe asaj gruaje

Del fotoja, ky është 62-vjeçari që ekzekutoi bashkëshorten me çifte

“Sulme kibernetike ndaj bizneseve”/ Hita: Po verifikohen 10 mijë llogari sociale

EMRAT/ Zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër, burri vret me armë gjahu gruan

EMRI/ Bazë armësh në Fier, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon në gjyq 38-vjeçarin

Krim brenda familjes në Shkodër, burri vret gruan, në pranga autori

U prangos për sulmin e Komisariatit nr.3, lirohet protestuesi 33-vjeçar





