Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec/ Autori i dyshuar u plagos nga vëllai i 35-vjeçarit në 2025-ën

Policia ka dhënë detaje të reja për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme në Pogradec.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se Nikolla Agolli ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Brian Syzo 35 vjeç.
I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, automjeti i autorit të dyshuar është gjetur në afërsi të Qafë-Thanës.
Kujtojmë se Nikolla Agolli u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhanë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 të Pogradecit në janar të 2025. Sipas informacioneve kjo dyshohet të jetë edhe shkak i ngjarjes së sotme.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Avokati Cakrani heq dorë nga mbrojtja e Ilir Metës: Humbi mirëbesimi reciprok!

Braktisi makinën në Qafë Thanë, kapet në Përrenjas autori i plagosjes në Pogradec

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, mandati i Olsian Çelës përfundon në dhjetor

Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari

Plagosje me armë në Pogradec





