Atentati ndaj Thimjo Rubatit, reagon policia: Autorët janë larguar nga vendngjarja me motomjet

Policia ka dalë në një njoftim zyrtar, pas ngjarjes së ndodhur në Sarandë ku një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri shtë transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Në njoftimin e policisë thuhet se autorët janë larguar nga vendngjarja me motomjet.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Sarandë / Informacion paraprak
Rreth orës 21:15, në lagjen nr. 4, në Sarandë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri para biznesit të tij, shtetasi Th. R., 50 vjeç. Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë qenë dy persona me skafandra, të cilët janë larguar nga vendngjarja me motomjet.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protestoi para makinës së Ramës, policia tërheq zvarrë qytetarin

Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal

EMRAT/ Dhunuan dhe kanosën me thikë oficerin e Policisë në Sarandë, shpallen në kërkim tre autorët

EMRI/ Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

Diaspora proteston me simbolikë të veçantë, pankartë me firmat e shqiptarëve emigrantë

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

EMRI/ Grabiti xhiron ditore të një dyqani në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

Zjarr në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë sipërfaqe toke me bimësi





