Vrasja e 40-vjeçarit në Kurbin/ Viktima njihej me katër mbiemra, policia në kërkim të autorëve

Një 40-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:10 në një atentat me armë zjarri në Kurbin. Pas të shtënave, 40-vjeçari, Ilir Gjini është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Ilir Gjini njihej edhe me mbiemrat Lika, Kokaj dhe Nure.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. Gjithashtu Policia ka njoftuar se nën drejtimin e Prokurorisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për grumbullimin e provave, zbardhjen e rrethanave të krimit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Vendet e lira të punës në 2025, profesionet elementare më të kërkuarat

Jo vetëm ushqimet, shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 milionë euro

Trafikuan të paktën 7.5 ton kokainë/ Ekuadori godet rrjetin mafioz shqiptaro-polak, 18 të arrestuar

Policia jep detaje për vrasjen e 40-vjeçarit në Laç, viktima me 4 mbiemra

“Policin e joshën në hotel dhe…”, gazetari jep detaje tronditëse nga ngjarja në Fier: Dhunueset e 17-vjeçares rrjet shantazhi, bashkë me ...

EMRI/ Kush është 40-vjeçari i vrarë me armë zjarri në Laç





