AKTUALITET

Atentati në Mirditë/ Janë pyetur 10 persona, po kontrollohen kamerat në rrugët e largëta

Piranjat Përditësimi i fundit 4 September 2026, 13:40

Atentati në Mirditë/ Janë pyetur 10 persona, po kontrollohen

Viktor (Marku) Bardhi, 65 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri, dyshohet me silenciator, rreth 1 kilometër larg banesës së tij në Ndërfushas. Pas atentatit, autorët kanë djegur makinën në Munaz të Ru

bikut, rreth 10 kilometra larg vendit të ngjarjes, në përpjekje për të mos lënë gjurmë.

Gazetarja e Syri tv Klejdja Kucaj njofton se, 65-vjeçari ishte punonjës i Ujësjellësit të Mirditës dhe kishte dalë nga banesa për të hapur furnizimin me ujë të pijshëm në zonë. Makina e tij, një Mercedes Benz e bardhë, u gjet e bërë shoshë nga plumbat.

Nga të dhënat paraprake të hetimit dyshohet se autorët kanë vepruar në mënyrë të organizuar. Një prej vështirësive kryesore për grupin hetimor është mungesa e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja. Për këtë arsye, po analizohen pamjet filmike të kamerave në hyrje të qytetit të Rrëshenit, si dhe përgjatë aksit të Rrugës së Kombit, me qëllim identifikimin e lëvizjeve të automjeteve të dyshuara.

Burimet bëjnë me dije se rreth 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga grupi hetimor, mes tyre edhe anëtarë të fisit Reçi. Hetuesit po hetojnë edhe pistën e mundshme të gjakmarrjes, për shkak të një konflikti të hershëm dhe hakmarrjes mes fiseve në Mirditë.

Në harkun kohor të tre viteve janë vrarë tre anëtarë të fisit Bardhi. Bëhet fjalë për Martin Bardhin, i ekzekutuar në Rrëshen në vitin 2023, dhe Kristjan Bardhin (Marku), i vrarë në Novoselë të Vlorës.

Pas dhënies së dëshmive, personat e shoqëruar janë lënë të lirë, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar personat që mund të kenë dijeni apo lidhje me vrasjen.

Pavarësisht konfliktit të mëparshëm mes familjeve, 65-vjeçari vijonte të lëvizte i lirë dhe nuk kishte masa të veçanta mbrojtjeje.

Makina e gjetur e djegur në Munaz, rreth 20 minuta pasi familjarët njoftuan për gjetjen e pajetë të 65-vjeçarit Viktor Marku, vijon të jetë një nga elementët që po hetohet pas atentatit në Ndërfushaz të Mirditës.

Në automjet nuk janë gjetur armë apo prova të tjera që mund të lidhen me ekzekutimin. Për këtë arsye, grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që mjeti të jetë përdorur për të devijuar hetimet dhe që autorët të jenë larguar me një tjetër automjet.

Dyshimet për një skemë të tillë janë shtuar edhe pas verifikimit të kamerave të sigurisë. Në hyrje të fshatit Ndërfushaz ka kamera, por në orët kur mendohet se është kryer vrasja nuk shfaqet asnjë automjet. Pamje të dyshimta nuk janë konstatuar as në pikat hyrëse dhe dalëse të Rrëshenit.

Për këtë arsye, hetuesit po marrin në konsideratë mundësinë që autorët të jenë larguar ndryshe nga sa është menduar fillimisht. Ata mund të kenë përdorur nënkalimin e “Rrugës së Kombit” ose të kenë kaluar në këmbë barrierat mbrojtëse të rrugës, të cilat ndodhen vetëm pak metra nga vendi ku ishte ngritur prita.

Një tjetër dyshim është se ekzekutorët mund të jenë ndihmuar nga persona të tjerë. Këta të fundit dyshohet se i kanë pritur me një automjet dhe i kanë larguar nga zona, duke u mundësuar të humbin gjurmët nga policia.

Hetimi vijon për të përcaktuar nëse automjeti i djegur në Munaz ka lidhje me autorët dhe për të zbardhur mënyrën e saktë të largimit të tyre pas ekzekutimit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?