AKTUALITET
Atentati në Mirditë, policia njoftim zyrtar: Viktor Bardhi u gjet i pajetë në automjet

Policia ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës.
Mësohet se 65-vjeçari Viktor Bardhi është gjetur i pajetë në automjetin e tij. Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023.
Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Zjarr gjatë natës në Lazarat, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Situatë kritike nga zjarret në Mat dhe Bulqizë, flakët përfshinë disa stane gjatë natës

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, një i vrarë (Emri)

Mëngjesi nis me dy shpërthime tritoli në Durrës! Policia jep detaje për ngjarjen

Kapet me kokainë shqiptari në Rodos

Investigimi belg/ Shqiptarët dhe rrjetet e kokainës, gazetarët "zbresin" në Shqipëri: Paratë e pista investohen në turizëm dhe në pasuri ...

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, arrestohet një i moshuar në Ersekë





