Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Krimi në Roskovec/ “Kanë vdekur të dy dajë, e ka vrarë”, vëllai i Dashurie Rrapaj rrëfen si mori vesh vrasjen e motrës

P
Piranjat25 March 2026, 11:34 · 2 min lexim
Krimi në Roskovec/ “Kanë vdekur të dy dajë, e ka

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Roskovec një ditë më parë tronditi opinionin publik. Vëllai i Dashurie Rrapaj, Ermal Azizaj ka folur për ngjarjen e rëndë.

Ai ka treguar mes dhimbjesh se si ka marrë vesh lajmin.

‘Nuk e mendonin kurrë që situata mund të arrinte deri këtu’, është shprehur ai.

Gjithashtu ai tregoi se para 20 vitesh ka tentuar të vrasë veten, ndërsa tregon se Shefit Rrapaj ka qenë gjithmonë agresiv dhe se marrëdhënia e tij me të afërmit ka qenë e vështirë dhe se asnjë nga njerëzit e tij nuk kishte shkuar pas tragjedisë së ndodhur.

“Dje kam marrë vesh lajmin, më ka marrë në telefon nipi. Më bie telefoni, përtova ta hap fillimisht, por po më bluante diçka. Pa kaluar minutin ngrihem e marr në telefon dhe telefonova nipin.

Më tha “Kanë vdekur të dy dajë, e ka vrarë”.  Mora vëllanë tjetër në telefon të shkonim mos i shpëtoni, mos e gjenim gjallë. Policia nuk na la të hynim brenda, bëjnë punën e tyre shtet nuk kanë faj. Ai ka qenë problematik. 50 vjet motra jonë për atë ka qenë mungesë.

Kishte hije të rëndë, jo si baba. Të përqafonte një herë fëmijët ose gruan.

Se jemi familjarë vetë. Para 10 ditësh e denoncoi në polici, erdhi policia mori motrën dhe nipin sepse i kishte denoncuar ai, krimineli. Kishin mbjellë disa patate dhe i thoshte përse i mbolle këtu dhe jo atje.  Janë konflikte koti.

Ai ishte problematik ka qenë i dhunshëm. Por nuk menduam që do të arrinte deri këtu. Para 20 vitesh ka tentuar vetëvrasjen. Në mars të 2006.  Ne kemi marrë motrën tonë do e varrosim atë ku kemi nënë  dhe babanë. Ai të groposet në kanalin më të thellë. Nuk më intereson fare. Nuk i ka ardhur asnjë njeri”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.