Atentati në Sarandë/ 44-vjeçari ishte ulur në kafe, sapo pikasi autorët tentoi të largohet me vrap

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Sarandë. Mësohet se 44-vjeçari Artan Myrtaj, i cili u vra në Sarandë, sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencia, kur dy autorët, që kishin ardhur nga rruga “Lefter Talo”, iu afruan dhe qëlluan të paktën dy herë.
Kafja ndodhet në mes të qytetit të Sarandës, ndërsa 42-vjeçari sapo ka pikasur autorët tentoi të të largohej me vrap drejt rrugës “Vangjel Pandi”.
Dyshohet se të dy autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe ai u vra në mes të rrugës.
Duhet theksuar se viktima, me nofkën “Tani Ruzhdiut”, rezulton të ketë pasur precedentë penalë dhe të jetë përfshirë në një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin bregdetar në korrik të vitit 2025.
Ai ishte arrestuar nën dyshimin për “përkrahje të autorit të krimit”, pas plagosjes me armë zjarri të dy vëllezërve.
Pas këtij episodi, mësohet se në Sarandë nisën një seri episodesh hakmarrjeje.
Myrtaj rezulton po ashtu i dënuar më parë për vjedhje, ndërsa njihej edhe si përdorues i lëndëve narkotike.
Lexo edhe
AKTUALITET
Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë/ Policia: I plagosur dhe një kalimtar, pika kontrolli për kapjen e autorëve

‘O djali i nënës!’ Momenti prekës kur nëna mëson për vrasjen e 42-vjeçarit

Propozimet për ndryshimin e Procedurës Penale

Kush është Artan Myrtaj që u ekzekutua ditën e sotme në qendër të Sarandës

U vra me armë zjarri në Sarandë, Artan Myrtaj rezulton i arrestuar në 2025





