AKTUALITET

Atentati në Sarandë/ Nga arratisja spektakolare e autorëve te skeda e pasur kriminale e babë e bir, zbardhen pistat e hetimit për tentativën e vrasjes ndaj Thimjo Rubatit

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Korrik 2026, 10:13

Atentati në Sarandë/ Nga arratisja spektakolare e autorëve te

Policia ka gjetur 9 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm në vendin ku u qëllua 50-vjeçari Thimjo Rubati, alias Sandër Rubati, në lagjen nr. 4 të Sarandës. Dyshimet e deritanishme janë se autorët, menjëherë pas ngjarjes, janë larguar me motor drejt zonës së plazheve në lagjen e quajtur “Baba Rexhepi” dhe më pas ka dyshime se kanë përdorur mjet lundrues. Policia gjatë natës ka krehur zonën për zbulimin e motorit që përdorën dy autorët.

Edhe pse një natë para ngjarjes, në të njëjtin vend, djali i Thimjo Rubatit, 27-vjeçari Andrea Rubati, me dy shokët e tij, Antonio Lefteri dhe Ëngjëll Dalanaj, dhunuan e kanosën me thikë oficerin e policisë Mihal Velco, grupi hetimor e ka përjashtuar këtë pistë nga hetimi. Organizatorët e atentatit mund ta kenë përdorur si moment pikërisht për të devijuar hetimet. Policia nga ana e saj po heton pista të ndryshme, nga larja e hesapeve deri tek konflikti i pronësisë, i lidhur kjo me falsifikimin e dokumenteve.

Thimjo Rubati rezulton se ka dalë dy vitet e fundit nga burgu në Greqi, ku ishte arrestuar për vrasje. Në vitin 2018 ai ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet burg për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Kontrabandë me mallrat e tjerë”, lidhur me një skemë të kontrabandës së automjeteve ku ishin përfshirë dhe doganierë. Por teksa ndodhej në burg në Greqi, Gjykata e Apelit ia konvertoi dënimin në vitin 2023 në 2 vjet shërbim prove, duke bërë që pas ardhjes nga Greqia, Rubati mos të kryente asnjë ditë burg për dënimin shqiptar. Pas daljes nga burgu grek, në janar 2024, ai u procedua sërish në gjendje të lirë nga policia e Sarandës pasi u dyshua se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kishte trafikuar një automjet “Toyota” dhe i kishte ndryshuar elementët identifikues.

Në vitin 2021, emri i Thimjo Rubatit u përmend në një emision investigativ, ku një shtetasi i ishte përdorur karta e humbur e identitetit nga Rubati, për të shmëngur tarifat e zhdoganimit të makinave.

Precedentët e tij penalë nisin që prej fillimit të viteve 2000, kur ai është arrestuar në Sarandë bashkë me disa persona të tjerë për trafik klandestinësh. Më pas, po në fillim të viteve 2000, në Tiranë është arrestuar me armë në automjet, pas një denoncimi se një gjimnaziste ishte marrë në automjet nga Rubati dhe një shok i tij nga Saranda. Pas këtyre ngjarjeve, Thimjo Rubati është përfshirë në trafikimin dhe kontrabandimin e mjeteve të vjedhura nga Greqia në Shqipëri dhe për këtë ka edhe precedentë penalë.

Edhe djali i tij, shtetasi Andrea Rubati, rezulton person me precedentë penalë, i arrestuar në qershor 2022, pasi është kapur në drejtimin e një automjeti që rezultonte i vjedhur në Itali. Në qershor të këtij viti, sipas burimeve policore, dyshohet se i është larguar postbllokut të FNSH-së, ndërsa prej 48 orësh është në kërkim për kanosjen dhe dhunimin e oficerit të policisë Mihal Velco.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan