VIDEO/ Ngrihen tre postblloqe pas atentatit në Sarandë, Policia në kërkim të autorëve

Pas atentatit në Sarandë, ku mbeti i vrarë Artan Myrtaj dhe u plagos një kalimtar, autoritetet ligjzbatuese janë vënë në kërkim të autorëve, që dushohet të kenë lëvizur me motor.
Sipas burimeve, janë ngritur tre postblloqe policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokaster për vrasjen e Sarandës.
Nga informacionet bëhet fjalë përe postblloqe të ngritur tek ura e Kardhiqit që është pika lidhëse me Sarandën, një në Jergucat dhe një tjetër në Tepelenë ku mund të ketë dalje nga Benca.
Policia gjithashti po ushtron kontrolle në çdo automjet për autorët e përfshirë në ngjarjen e rëndë, që tronditi Sarandën paraditen e kësaj të diele.
Artan Myrtaj në vitin 2025 ishte arrestuar nga policia dhe prokuroria për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në afërsi të stadiumit, ku mbetën të plagosur rëndë dy shtetasit, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, të dy nga Kamza.
Lama dhe Gëzim Hajdaraj janë miqtë e Ervis Lamit nga Kamza. Për plagosjen e tyre është arrestuar Ramadan Zoto dhe Artan Myrtaj. Ky i fundit, pas qëndrimit për disa kohë në burg, ka dalë nga qelia.
Por mëngjesin e sotëm ai është qëlluar shumë pranë komisariatit të Sarandës nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja lidhet me konfliktet e lindura fillimisht për pronat mes grupeve kriminale që janë vendosur për të bërë biznes në qytetin e Sarandës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset drejtuesja 27-vjeçare

U plagos në atentat në Sarandë, 73-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Atentat në Sarandë/ Viktima Artan Myrtaj, i përfshirë në plagosjen e dy personave. Si nisi saga e hakmarrjes

Atentati në Sarandë/ 44-vjeçari ishte ulur në kafe, sapo pikasi autorët tentoi të largohet me vrap

Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë/ Policia: I plagosur dhe një kalimtar, pika kontrolli për kapjen e autorëve





