Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

I papunë dhe jetonte mes luksit/ Kapet "mat" 19-vjeçari shqiptar nga policia italiane, i zbulohet droga me vlerë mbi 50 mijë euro në banesë

P
Piranjat17 July 2026, 18:57 · 2 min lexim
I papunë dhe jetonte mes luksit/ Kapet "mat" 19-vjeçari

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia e Savonës gjatë një operacioni antidrogë, pasi në banesën që përdorte u gjetën mbi 3 kilogramë lëndë narkotike, si dhe para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Hetimet nisën në kuadër të goditjes së trafikut të drogës mes të rinjve. Sipas autoriteteve italiane, i riu ishte nën vëzhgim pasi bënte një jetë që nuk përputhej me të ardhurat e tij dhe rezultonte i njohur më herët për precedentë penalë. 19-vjeçari u ndal pranë një qendre tregtare në Savona. Fillimisht ai pretendoi se përdorte vetëm banesën e familjes, por hetuesit kishin konstatuar lëvizjet e tij edhe në një adresë tjetër, çka çoi në kontrollin e një banese të dytë.

Gjatë kontrollit, të kryer me ndihmën e qenit antidrogë Rey, Policia sekuestroi 1.03 kilogramë hashash, 2.145 kilogramë marihuanë dhe rreth 280 gramë kokainë. Sipas autoriteteve, vlera e drogës në tregun me pakicë kalonte 50 mijë euro.

Lënda narkotike ishte fshehur në një magazinë dhe në kuzhinë, brenda enëve të ushqimit, në dollapë dhe në frigorifer.

Policia sekuestroi gjithashtu materiale për paketimin e drogës, dy telefona celularë dhe 1 400 euro në para cash, një shumë që, sipas hetuesve, nuk përputhej me të ardhurat e ligjshme të 19-vjeçarit, i cili rezultonte i papunë.

Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në burgun "Marassi" në Genova, ku do të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.