POLITIKE

I ra bombula e gazit në kokë gjatë përplasjes me policinë/ Flet për herë të parë Adriatik Lapaj

Piranjat Përditësimi i fundit 5 January 2026, 10:27

I ra bombula e gazit në kokë gjatë përplasjes me

Drejtuesi i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka përfunduar në spital pas një incidenti të ndodhur gjatë natës para Kryeministrisë, ku ai dhe mbështetës të tjerë po protestojnë prej disa ditësh.

Nga spitali i Traumës ku po merr mjekim, Lapaj ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes për SYRI-n në një lidhje për Kafe Shqeto me Flavio Qarrin, duke pretenduar se gjithçka nisi pas një ndërhyrjeje të befasishme të policisë.

Sipas rrëfimit të tij, rreth orës 12:30 të mesnatës, rreth 50-60 punonjës policie janë afruar në vendin ku po qëndronin protestuesit dhe kanë tërhequr mbulesën plastike që ata përdornin për t’u mbrojtur nga i ftohti. Ky veprim, sipas Lapajt, ka shkaktuar një efekt zinxhir, duke rrëzuar disa nga ngrohëset me gaz që ndodheshin aty. Njëra prej tyre e ka goditur aktivistin në kokë, duke i shkaktuar lëndime që kërkuan transportimin e tij në spital.

“Thjesht isha duke filmuar çfarë po ndodhte për të dokumentuar. Ranë dy ngrohëset e para, ndërsa e treta më goditi mua,” shpjegoi Lapaj.

Folësi 1: i shtruar, fillimisht për të kuptuar gjendjen e tij shëndetësore. Adriatik, mirëmëngjes. Ta kalojmë këtë procedurën e urimit për vitin e mbarë. Nuk e di nëse ke filluar mbarë apo me shëndet siç parashikon urimi.

Qarri: Tani, do të doja sigurisht detaje. Ka pasur spekulime për atë që ka ndodhur gjatë natës.

Lapaj: Po ne, pas asaj që ndodhi gjatë ditës, rindërtuam atë vendin për të ndenjur aty si çdo natë. Dhe nga ora 12:00, 12 e gjysëm, kush e pa domethënë, në mënyrë të befasishme u paraqitën rreth 50-60 punonjës policie, të cilët tërhoqën atë plasmasin që kishim mbuluar ne për t'u ruajtur nga i ftohti dhe ato pastaj shkaktuan një rënie zinxhir të këtyre ngrohëseve. Janë ca ngrohëse si kërpudha të gjata. Dhe thjesht isha duke filmuar çfarë po ndodhte për të dokumentuar atë që po ndodhte, se çfarë do bëja unë me 50-60 policë.

Lapaj: Dhe në atë moment një nga ngrohëset, ngrohësja e tretë, ranë dy të parat, e treta më goditi mua pastaj dhe pastaj procedura e mjekëve e gjërave.

Qarri: Po ku je goditur, Adriatik?

Lapaj: Po, më zuri këtu në kokë edhe në pjesën e sipërme, se ra ajo pjesa e kërpudhës, pjesa e sipërme, ajo e shtyu.

Qarri: E kuptoj. Po ndërkohë që po flasim në këto momente, te Kryeministria ndodhen mbështetësit e tu? Vazhdon...

Lapaj: Ata pasi ambulanca ka marrë mua, shoqëruan prapë në polici dy prej atyre që ishin aty, dy qytetarë të mirë. Ata që u shoqëruan ishin njerëz me shtetësi gjermane, një me shtetësi italiane, se janë emigrantë dy nga ata. Okej. Ndërkohë për pjesën tjetër ata i vodhën prapë, ato të gjitha, i morën dhe i kanë marrë, nuk ka njeri atje sa kohë të dal unë këtej. Domethënë, këtu po bëjnë procedurat, më bën skanerin, më bën këto, domethënë spitali janë sjellë krejt korrekt. Po edhe atë do kishim mangut që të mos kishte korrektësi...

Jo, doktorët janë sjellë krejt korrekt edhe te Trauma. Sa të dal, të mbyllen procedurat këtu. Bëjnë ato procedurat e veta, kontrollet. Se të thuash unë të hyj në detaje se duket sikur po qajmë, nuk ka lidhje. Unë i kam hyrë kësaj rruge se...

Qarri: Jo, jo. Tani, Adriatik, ti je person publik në një protestë publike ku ka ndodhur një incident i cili ka sjellë pasojë shtrimin tënd te Ushtaraku. Sigurisht që na duhen detaje të asaj natyre pa dhunuar patjetër privatësinë tënde të...

Lapaj: Ka pasur një goditje e cila më shkaktoi një gjendje jo të mirë, po është vënë gjë nën kontroll tashmë edhe mjekët janë sjellë mirë, kjo është ideja. Do të dal, do kthehem atje ku isha prapë.

Qarri: E kuptoj, pra do të vazhdojë protesta, qëndresa jote aty?

Lapaj: Po, po. Do kthehem atje ku isha unë. Ata i kanë marrë të gjitha, do marr një karrige, prapë atje do vete.

Qarri: E kuptoj. Të rikthehemi pak tek 12 orë më përpara, mesnatës, kur u zhvillua protesta e thirrur nga ana juaj, zoti Lapaj. Një koment dhe përshkrim për atë protestë ku gjithashtu pati përplasje jo pak të lehta me policinë.

Lapaj: Ne nuk kemi shkelur asnjë ligj të Republikës. Çdo gjë ka qenë me leje, me njoftim. Për shkak të kohës së keqe që ka qenë këto ditë dhe që parashikohet prapë të jetë, por dhe për shkak të estetikës, sepse unë e kam shumë bezdi atë plasmasin me thënë të drejtën, sepse në fund të ditës dua të jetë në raport dhe me qytetin estetikisht korrekt ajo që bëjmë. Vendosëm dy çadra për të bërë protestën tonë të ligjshme, të drejtë. Në një bulevard që ju e dini që është bllokuar nga ai që është sot në pushtet me javë të tëra, me...

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?