Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“I riu gjuajti 6 herë në lokal dhe u zhduk”, Artan Hoxha jep detaje për plagosjen

P
Piranjat20 July 2026, 23:11 · 1 min lexim
“I riu gjuajti 6 herë në lokal dhe u zhduk”, Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje për ngjarjen e sotme në Elbasan, ku u plagosën tre të rinj. Ai tha se autori ka hyrë në një lokal dhe ka plagosur tre të rinj, përfshirë edhe kamarierin, por ende nuk është kapur, edhe pse një polic jashtë shërbimit e ka ndjekur.

“Ndërsa ne po flisnim, në Elbasan kërciti koburja. Tre të rinj janë plagosur atje, ka hyrë i riu në mes të lokalit, ka gjuajtur 6 herë dhe ka plagosur edhe kamarierin 19 vjeç.

Ka qëlluar një polic aty jashtë shërbimit dhe e ka ndjekur nga mbrapa. Ai ka hedhur armën dhe nuk është kapur autori. Kemi tre të plagosur: Armand Tomorrica 32 vjeç, Renaldo Mançe, 31 vjeç dhe kamarieri i lokalit Bjorgo Hoxha.

Elbasani kishte në fakt kohë që nuk kishte ngjarje dhe kishte rënë në qetësi.

Interesant është fakti që polici ishte jashtë shërbimit dhe është sulur me vrap për të ndjekur autorin, por ende nuk ka të dhëna kush është ai”– tha Hoxha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.