I riu i vrarë në Korçë pjesë e Ushtrisë/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në Korçë. Pas identifikimit të autorit, strukturat e Policisë kanë intensifikuar kontrollet në terren me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në disa zona janë ngritur postblloqe policie, ndërsa efektivët po kontrollojnë akset rrugore dhe zonat përreth për të parandaluar largimin e të dyshuarit. Në kuadër të hetimit, Policia po mbledh dhe sekuestron kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave në zonën ku ndodhi krimi, me qëllim rindërtimin e lëvizjeve të viktimës dhe autorit para dhe pas vrasjes. Pamjet pritet të jenë prova të rëndësishme për dokumentimin e dinamikës së ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se e ka ndjekur viktimën, i cili nuk ishte banor i lagjes, dhe e ka kapur brenda një pallati ku i riu kishte tentuar të fshihej. Më pas, dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në kërkim.
Forcat e Policisë po vijojnë kontrollet intensive, ndërsa grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Hetuesit po punojnë gjithashtu për përcaktimin e motivit të vrasjes dhe nëse autori dhe viktima kishin pasur më herët konflikte apo përplasje.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ U vra me kallash, kush është 20-vjeçari që humbi jetën në Korçë. Tentoi t’i fshihej autorit

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, dyshohet për një viktimë

Të gjitha detajet e aksidentit tragjik që i mori jetën nënës shqiptare dhe djalit të saj 21-vjeçar. Çfarë thotë eksperti për momentin fat...

Telefonata e “sakatit” pas kontrollit të policisë në lokal. A do i bindet Hajrullës drejtori i Vlorës?

Zjarr i madh në Krujë, flakët rrezikojnë rreth 30 banesa në lagjen Abaze

“Na jep lekët ose…”/ Zbardhen detajet, tre vëllezërit i vunë eksploziv banesës së 72-vjeçarit në Tufinë për borxhin e mobiljeve...

Shpërthimi me eksploziv në derën e një banese në Tufinë, 3 vëllezër në kërkim

Tjetër atentat ndaj Noizyt? I vendoset eksploziv biznesit të reperit në Durrës





