Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

I riu shqiptar arrestohet me makinë të vjedhur në Mal të Zi, edhe patenta e ‘fut’ në telashe

P
Piranjat21 September 2026, 19:08 · 2 min lexim
I riu shqiptar arrestohet me makinë të vjedhur në Mal të Zi,

Oficerët e policisë kufitare zbuluan një automjet të kërkuar ndërkombëtarisht nga Interpoli mbrëmjen e shkuar në pikën e kalimit kufitar Debeli Brijeg, ndërsa disa orë më herët identifikuan edhe një patentë shoferi të falsifikuar, njoftoi sot Drejtoria e Policisë.

Sipas njoftimit, automjeti i kërkuar ndërkombëtarisht i është sekuestruar drejtuesit të tij, ndërsa personi i dyshuar për përdorimin e dokumentit të falsifikuar është arrestuar.

Policia bëri të ditur se mbrëmë, rreth orës 20:00, në pikën kufitare Debeli Brijeg, efektivët kontrolluan një automjet tip Audi A3, me targa gjermane, të prodhuar në vitin 2022. Automjeti drejtohej nga VA, 23 vjeç, shtetas shqiptar, i cili ishte edhe pronari i tij.

“Gjatë kontrolleve u konstatua se automjeti në fjalë ishte në kërkim ndërkombëtar nga Republika Federale e Gjermanisë, përkatësisht nga NCB Interpol Wiesbaden. Kontrollet e mëtejshme, përmes NCB Interpol Podgoricës, përcaktuan se kërkimi ndërkombëtar për automjetin ishte shpallur më 3 shtator 2026”, thuhet në njoftimin e policisë.

Automjeti, certifikata e regjistrimit dhe çelësat e tij iu sekuestruan përkohësisht 23-vjeçarit. Automjeti u zhvendos në një vend të sigurt, ndërsa autoritetet vijojnë procedurat dhe veprimet e mëtejshme.

Ndërkohë, disa orë më herët, oficerët e policisë kufitare kishin kontrolluar në të njëjtën pikë kufitare një automjet Toyota, me targa kroate, të drejtuar nga JT, 26 vjeç, shtetas filipinas.

Gjatë kontrollit, ai u paraqiti efektivëve një patentë shoferi filipinase, e cila dyshohej se ishte e falsifikuar.

“Duke përdorur mjete të posaçme për kontrollin teknik të autenticitetit të dokumenteve, u konstatua se bëhej fjalë për një dokument të falsifikuar. Dyshohet se JT e kishte blerë patentën e falsifikuar në vendin e tij për 3,000 peso filipinase”, thuhet në deklaratë.

Policia bëri të ditur se shtetasi filipinas u arrestua me urdhër të prokurorit të shtetit pranë Prokurorisë Themelore të Shtetit në Herceg Novi.

Ai pritet të paraqitet para prokurorit, së bashku me kallëzimin penal, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të dokumentit. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.