I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona, viktima me dy identitete

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një të riu shqiptar.
Viktima është identifikuar si 28-vjeçari Ervin Lita (foto), i cili ka humbur jetën pasi u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në qytetin e Leicesterit, në Britaninë e Madhe.
Policia e Leicestershire identifikon si Ervin Lita, i njohur edhe me emrin Ervin Axhami.
Sipas autoriteteve, shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 06:58 të mëngjesit të së dielës, pasi ekipet e ambulancave së East Midlands gjetën të riun të plagosur rëndë në Compton Road. Por 28-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje.
Në kuadër të hetimeve, policia arrestoi dy persona, të moshave 36 dhe 27 vjeç, të tjerët për përfshirje në vrasje, informon BBC.
Më pas, ata u liruan me kusht, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve vijojnë.
Oficerët kanë ngritur një portal për incidentet e mëdha, në të cilin çdo dëshmitar ose kushdo me kamera sigurie ose kamera në makinë mund të ndajë informacion.
“Hetimi ynë mbetet ende në vazhdim. Ne kemi një ekip të përkushtuar që po përparon me një numër hetimesh ndërsa vazhdojmë të përcaktojmë rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur.”
“Kjo përfshin analizën e kamerave të sigurisë, ekzaminimin mjeko-ligjor dhe bisedën me dëshmitarët.
“Vazhdoj t’i kërkoj kujtdo që ka ndonjë informacion, i cili ende nuk ka folur me ne, të na kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është tepër vonë, prandaj flisni me ne.”
Lexo edhe
AKTUALITET
Babai i Martin Canit reagon pas vendimit të Apelit: Prisnim një dënim më të rëndë për autorin

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

Detaje/ Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa milio...

Kompania Fusha merr kontratën e majme 9.7 milionë euro për të gjelbëruar Autostradën Tiranë-Durrës

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Hetimet kërkojnë kapacitete të reja





