I riu shqiptar arrestohet me mbi 3 kg kokainë e mijëra euro. Si ra në ‘grackë’ nga veprimi që bëri në parking

Mbi 3 kilogramë kokainë, e konsideruar me pastërti të lartë, dhe 2.780 euro cash. Kjo është shuma sekuestruar nga efektivët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Rënda të Frosinones, të cilët pasditen e djeshme arrestuan një 32-vjeçar me shtetësi shqiptare, banues në Romë, nën akuzën për mbajtje të lëndëve narkotike me qëllim shitjen.
Operacioni u zhvillua në një parking në pjesën e poshtme të qytetit të Frosinones, ku hetuesit, të koordinuar nga drejtuesi Angelo Longo, kishin vënë re 32-vjeçarin duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë mes dy makinave të parkuara pranë njëra-tjetrës. Verifikimet treguan se të dyja automjetet ishin të regjistruara në emër të së njëjtës personë, e cila kishte edhe precedentë policorë.
Çanta
Pas kësaj u kryen kontrolle të mëtejshme dhe më pas një kontroll i plotë i personit dhe automjeteve. Policia gjeti gjithsej 3.169,1 gramë kokainë, të ndarë në tre pako. Dy prej tyre ndodheshin në një çantë që 32-vjeçari e kishte me vete, ndërsa pakoja e tretë ishte fshehur në bagazhin e njërës prej makinave, brenda një ndarjeje të dyfishtë të krijuar posaçërisht për të fshehur drogën.
Në makinën tjetër, brenda një çante të vogël, u gjetën gjithashtu 2.780 euro në para të gatshme, të cilat hetuesit dyshojnë se lidhen me aktivitetin e shitjes së drogës. Sasia e drogës së sekuestruar, e cila sipas një vlerësimi paraprak mund të kishte sjellë rreth 70.000 euro në treg, çoi në arrestimin e 32-vjeçarit.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, burri u transferua në burg dhe iu vu në dispozicion Autoritetit Gjyqësor. Për sot, në orën 12:00, ishte caktuar në Gjykatën e Frosinones seanca për vleftësimin e arrestimit, në prani të avokatit të tij mbrojtës. Arrestimi është pjesë e veprimtarisë hetimore të Policisë së Shtetit italian, që synon luftimin e fenomenit të shitjes së lëndëve narkotike në territorin e provincës. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
‘Pension’ që 47 vjeç për artistët, ja kategoritë që përfitojnë/ Ministria e Kulturës, trajtim financiar për artistët performues...

Nipi organizoi grabitjen në banesën e xhaxhait, flet një nga autorët: Leonardi na bëri skicën e shtëpisë, na tha do fitojmë 50 mln për ko...

Vatër zjarri në Këllëz të Gjirokastrës, zjarrfikëset shuajnë totalisht flakët

Zbardhen detaje nga mbledhja e Ramës në Vilën e Kuqe, ja detyrat që kryeministri caktoi për ministrat dhe drejtuesit politikë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët stacioni i karikimit të makinave elektrike në Kamëz

Vdiq sot në aksident teksa shkonte në punë, historia e Xhesjon Zogut! Humbi të atin 20 vite më parë, e ëma përballet me kancerin

Arrestohet një 42-vjeçar në Rinas, tentoi të trafikonte armë zjarri drejt Mbretërisë së Bashkuar

Zjarri në Ulëz jashtë kontrollit/ Digjen banesa e pemëtore, evakuohen qindra krerë bagëti





