Rama merr pushimet e verës!
Kryeministri Edi Rama dhe familja e tij po shijojnë pushimet në vilën qeveritare në Dhërmi. Një video ekskluzive e siguruar nga Pi...
Kryeministri Edi Rama dhe familja e tij po shijojnë pushimet në vilën qeveritare në Dhërmi. Një video ekskluzive e siguruar nga Pi...
Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, në ditën e 7...
Përplasja diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë për lumin Ibër është përshkallëzuar pas reagimit të mini...
Një trafik i rënduar prej disa kilometrash është krijuar në aksin Tiranë-Elbasan, duke shkaktuar radhë të gjata automjet...
Nga Fabio Nacci*/ Një urdhër-arresti për pastrim parash të lidhur me trafikun e kokainës, i lëshuar në një vend kan...
Kreu i PD-së, Sali Berisha kritikoi propozimin për një anëtarësim me të drejta të kufizuara në Bashkimin Europian...
Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është lokalizuar dhe arrestuar në Durrës, me qëllim e...
Kërkesa e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, për të marrë leje dhe për të q...
Është publikuar foto e thikës që u zbulua në burgun e Fierit, që thuhet se do të përdorej për vrasjen e Denis Baj...
Një 28-vjeçar ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte në këmbë në...
Teksa familja Zuko ka hapur dyert e mortit dhe pritet t’i japë nesër lamtumirën e fundit 20-vjeçarit Joan Zuko, të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmia e të riut i cili akuzohet për ngjarjen tragjike të ndodhur pasditen e së shtunës në qytetin e Korçës.
Kristjan Sterjo ka rrëfyer para grupit hetimor dinamikën e konfliktit me Joan Zukon, duke pretenduar se mes tyre kishte pasur një tjetër përplasje, rreth dy javë para ngjarjes. Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, i riu ka deklaruar se konflikti kishte nisur pasi sipas tij Zuko kishte ngacmuar një mikeshë të tij.
Sterjo ka treguar se pas përplasjes së parë, ditën e ngjarjes ai e kishte parë sërish të riun dhe kishte vendosur t’i afrohej për të sqaruar konfliktin. Sipas versionit të tij, situata u përshkallëzua dhe më pas ai u largua drejt banesës, ku mori një armë një armë zjarri që e mbante të fshehur.
I riu ka rrëfyer se më pas është kthyer në zonën ku ndodhej Joan Zuko dhe e ka ndjekur atë deri në një pallat, ku ka qëlluar me armë. Ai pretendon se kishte synuar këmbët dhe se pas të shtënës nuk kishte parë nëse Zuko ishte plagosur apo çfarë i kishte ndodhur.
“Unë e ndoqa nga pas. ai hyri në një pallat dhe unë shkova pas tij, në atë vend e kam qëlluar më armë, duke synuar këmbët. Pas të shtënës, nuk pashë a u plagos apo cfarë i kishte ndodhur, por u largova. Kur mbërrita te Fusha e Drurëve, e fsheha armën duke e vendosur në disa shkurre dhe më pas shkova në banesë, u ndërrova dhe futa rrobat në lavatriçe.”, ka rrëfyer ai ndër të tjera.
Sipas të njëjtave burime mësohet se i riu ka pasur një jetë të vështirë, i cili dyshohet se është përballur që në fëmijëri me probleme familjare. Prindërit e tij janë divorcuar kur ai ishte vetëm dy vjeç, ndërsa marrëdhënia me të atin ka qenë e acaruar.
Në dosje përmendet edhe një episod i mëparshëm ku rreth një viti më parë ka plagosur me thikë të atin. Madje mësohet se ai ka kërkuar një avokat nga shteti për tu mbrojtur, pasi gjendja ekonomike e prindërve nuk ja mundëson.
Dëshmia e plotë:
Kam qenë i vetëm në trotuarin përpara lokaleve që ndodhen përballë kinemasë. Në rrugën përpara vendit ku ndodhej ai ka kaluar një automjet Mercedes-Benz, C-Class, me ngjyrë të zezë. Targën e automjetit nuk e mbaj mend, por e di që automjeti përdoret ose është në pronësi të Johan Zuko. Me Johanin, rreth dy javë më parë, kam pasur një konflikt verbal. Shkak i konfliktit ka qenë fakti se Johan Zuko kishte ngacmuar një mikeshë timen. Unë i kam kërkuar që të mos e ngacmojë, dhe gjatë konfliktit e kam goditur me pëllëmbë.
Kur ka kaluar me makinë, i fola dhe ai ndaloi. Qëllimi ka qenë të sqaronim konfliktin e mëparshëm me të. Menjëherë pasi automjeti ka ndaluar, i jam afruar te xhami i makinës. Në këtë moment, Johan Zuko ka nxjerrë një thikë dhe ka tentuar të më godasë.
Pas kësaj, Johani ka zbritur nga automjeti dhe është afruar drejt meje duke u përpjekur sërish të më godasë me thikë. Për të shmangur goditjen, e kam goditur me shkelm. Në automjetin e tij ndodhej edhe një person tjetër, një djalë.
Pasi ka zbritur nga automjeti, ky person më mbajti dhe në atë momenti Johani ka tentuar të më godasë dhe më ka sharë me fjalë të pista.
Në këtë moment, disa persona që ndodheshin aty kanë ndërhyrë dhe na kanë ndarë. Pas ndarjes, Johani dhe personi tjetër janë larguar sërish me automjet, ndërsa unë u largova me vrap në drejtim të banesës time. Më tej në gjendjen e gjaknxehtësisë, mora armën e zjarrit nga shtëpia, një pushkë, e gjeta më parë këtë armë dhe e mbaja të fshehur në banesë.
E mora nga vendi ku e mbaja fshehur, e futa në një thes të bardhë dhe u nisa në këmbë në drejtim të lagjes ku banonte Johan.
Kur mbërrita te pashë Joanin i cili ndodhej anash një lokali që gjendet përballë marketit. Pasi e pashë iu afrova dhe nxora armën. Në momentin kur po afrohesha drejt tij, ai më ka sharë përsëri dhe më pas është larguar me vrap.
Unë e ndoqa nga pas. ai hyri në një pallat dhe unë shkova pas tij, në atë vend e kam qëlluar më armë. , duke synuar këmbët. Pas të shtënës, nuk pashë a u plagos apo cfarë i kishte ndodhur, por u largova.
Kur mbërrita te Fusha e Drurëve, e fsheha armën duke e vendosur në disa shkurre dhe më pas shkova në banesë, u ndërrova dhe futa rrobat në lavatriçe. Më pas dola dhe u futa në një shtëpi të pabanuar, afër shtëpisë time.
Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi në seancë ankimin e ish-zëvendësministres Rovena Voda, e cila pretendoi, mes të tjerash, se një de...
Ka nisur sot protesta e 72-të radhazi e qytetarëve në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, duke vi...
Në Orikum po zhvillohet një protestë, ku qytetarët kërkojnë rikthimin e njësisë administrative në statusin e bashki...
Gazetari Osman Stafa ka bërë publik një denoncim për rastin e një paciente nga Korça, e cila, sipas denoncimit, prej më shu...
Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike do të vijojë edhe sot, duke hyrë në ditën e 72-të të saj...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra katër punonjës të Komisariatit t&eu...
E pyeti pse kishte ardhur në shtëpi dhe ai iu përgjigj “e di unë”. Marrëdhënia babë e bir ishte e acaruar, kur is...
Nigeriani Raymond Ikanagbon, i burgosuri 32-vjeçar që vdiq të mërkurën në burgun Dogaia në Prato, vdiq nga shoku hemorragji...
Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm valutor gjatë ditës së sotme, duke...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua këtë të hënë në Liqenin e Pogradecit, k...