Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

I shkoi me armë pasi i dhunuan nipin, xhaxhai i kamarierit: Më thanë do ta fusim në dhè

P
Piranjat 1 September 2026, 21:01 · 3 min lexim
I shkoi me armë pasi i dhunuan nipin, xhaxhai i kamarierit: Më

Xhaxhai i Genti Nelës, kamarierit që dyshohet se u dhunua barbarisht nga pronarët e hotelit ku punonte, pasi nuk kishte marrë pagesën, ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Malin e Robit, në Kavajë.

Melison Nela ka deklaruar se më 27 gusht 2026, rreth orës 23:00, ishte duke u kthyer në banesën e tij, në kompleksin “Kaltërsia”, kur pranë lokalit ku punonte nipi i tij, Genti Nela, ka parë disa persona të gjakosur.

Për shkak të shqetësimit se mos i kishte ndodhur diçka nipit, ai ka ndaluar automjetin dhe ka pyetur kamarierin Beni Duda se çfarë kishte ndodhur. Sipas dëshmisë së Melison Nelës, Duda i ka thënë se Gentin e kishin goditur djemtë e Fatmir Habilit. Më pas, Melison Nela është afruar dhe ka parë Fatmir Habilin. Pasi i është prezantuar si xhaxhai i Gentit, e ka pyetur se çfarë kishte ndodhur.

Sipas deklarimit të tij, përgjigjja ka qenë kërcënuese. Fatmir Habili i ka thënë se “do t’i fuste në dhe” dhe se do ta vriste. Melison Nela ka deklaruar se i ka kërkuar ndjesë dhe i ka thënë se do të largohej. Por, teksa po largohej, një grua bionde, e cila mbante syze optike, e ka ndjekur nga pas dhe, sipas tij, i ka thënë se nipin e tij do ta fusnin në dhe.

Xhaxhai i Gentit ka deklaruar se i është përgjigjur se nuk kishte mundësi që t’ia bënin këtë nipit, pasi ai do të ishte përpara tij, dhe më pas është larguar.

Në dëshminë e tij, Melison Nela ka treguar gjithashtu se gjatë bisedës me Fatmir Habilin kanë ndërhyrë edhe disa të rinj të tjerë, të cilët, sipas tij, e kanë kërcënuar duke i thënë se do ta vrisnin.

Ai ka sqaruar se në momentin kur ka mbërritur në vendngjarje, nuk e ka takuar nipin e tij, Genti Nela, pasi ai nuk ndodhej aty. Më pas ka komunikuar me vëllain e tij, i cili i ka treguar se Genti ishte goditur, por nuk kishte dijeni për rrethana të tjera të ngjarjes.

Për dhunën ndaj Genti Nelës janë arrestuar pronarët e hotelit, Florian Habilaj dhe Enold Dragoti, ndërsa persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.