I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari, pritet ekstradimi

Policia ka arrestuar ditën e sotme në Durrës një 50-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai është Gentian Lika, 50 vjeç, lindur në Kavajë.
Lika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, Itali, me vendim të muajit mars 2025, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane, po ndjek procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Kapet në Durrës dhe ndalohet me qëllim ekstradimi një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 6 vjet burgim për trafikim të narkotikëve. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve të mirëorganizuara policore, bënë të mundur lokalizimin, identifikimin dhe ndalimin, me qëllim ekstradimin, të shtetasit Gentian Lika, 50 vjeç, lindur në Kavajë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, Itali, me vendim të muajit mars 2025, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane, po ndjek procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident/ Dy automjete përplasen me njëra-tjerën, plagoset një person

"Vitin e kaluar postoi një foto me presidentin Emmanuel Macron"/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

Temperaturat ekstreme shtojnë pickimet nga insektet në Belsh, mjekët apelojnë për kujdes

Distafa: 485 mijë euro për kasat e parkimit, por Tirana vijon të ketë mungesë hapësirash

Kamarieri 1000 euro, punëtori i makinave ushtarake 800, kontrasti që ‘shkërmoq’ propagandën e pagave të Ramës

Dhunuan turistin italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht 8 të mitur

Ende asnjë gjurmë nga minatori i zhdukur në minierën e kromit në Tërnovë

Dosja sekrete e Mehmet Shehut: Si u shpallën spiunë dhe armiq turistët gjermanë që panë të vërtetat e Shqipërisë së viteve 60





