
Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Abbott deklaroi në një intervistë se krimi shqiptar ka arritur të krijojnë terren në Britani.
Reagimi i tij vjen pasi, ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, kritikoi qëndrimet e zyrtarëve britanikë ndaj emigrantëve shqiptarë. Përmes një letre drejtuar gazetës “The Guardian”, Ferizi theksoi se përmendja e shqiptarëve si komunitet me probleme me ligjin krijon stereotipe dhe i vendos ata në shënjestër.
Diplomati britanik theksoi se shumica e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë normalisht, punojnë dhe kontribuojnë në ekonomi, megjithatë, ai pranoi se shtetasit shqiptarë janë grupi më i madh i të huajve të dënuar në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.
Pjesë nga intervista
"Nicholas Abbott: Do të isha shumë dakord me ambasadorin Farizi, se duhet të jemi shumë të kujdesshëm me statistikat, me shifrat që përdorin njerëzit dhe me realitetin që qëndron pas tyre. Mendoj se ai ka plotësisht të drejtë ta ngrejë këtë çështje. Prandaj ai dhe unë kemi një bisedë të gjatë mbi pyetjen se kë do të konsideronit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai do të përfshinte edhe ata që kanë emigruar nga Italia apo Greqia, por që kanë identitet etnik shqiptar. Si qeveri, ne nuk veprojmë kështu. Ne i konsiderojmë shtetas shqiptarë ata që kanë pasaportë shqiptare dhe hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me të. Pra, nuk është kaq e thjeshtë. Shumica e shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar bëjnë jetë normale, jetë krejt normale, si njerëzit këtu. Ata kanë punë. Kontribuojnë në ekonomi. Kanë fëmijë që shkojnë në shkollë. Mund të kenë familjarë që jetojnë në Britani dhe marrin trajtim mjekësor. Por ka edhe një realitet që qeveria nuk mund ta shpërfillë. Shtetasit shqiptarë janë grupi më i madh i të huajve të dënuar në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Ky është realitet. Nuk synon aspak të demonizojë askënd. Dhe mendoj se mesazhi im, qoftë kur flas me ambasadorin Farizi, qoftë kur flas me pjesëtarë të diasporës në Mbretërinë e Bashkuar, apo me ata që vijnë këtu, është i njëjtë. Kohët e fundit pata një vizitë nga një grup biznesmenësh të suksesshëm që jetojnë në Londër. Nuk po flas për njerëz që drejtojnë kompani të mëdha. Janë kompani familjare. Por ata kanë qenë atje për gati 30 vjet. Kanë pasur sukses. Janë vendosur atje me familjet e tyre. Ata më pyesnin: çfarë mund të bëjmë tani për vendin tonë? Si mund të na ndihmoni këtu në Shqipëri? Dhe unë qesh pak, sepse më duket sikur tani kam një lloj elektorati shqiptar që përfaqësoj.
Pra ambasador ju nuk bini dakord me kryeministrin Edi Rama, kur thote qe krimi nuk ka kombesi?
Nicholas Abbott: Po. Mendoj se është më e ndërlikuar se kaq. Duhet parë mënyra se si krimi ekziston brenda shoqërive të ndryshme, dhe si funksionon ai. Ajo që ka ndodhur është se grupet kriminale shqiptare kanë arritur të krijojnë terren dhe të marrin kontrollin e disa fushave të krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Me sa kuptoj, në Gjermani, Francë apo Holandë, janë grupe të tjera. Kaq është. Pra, askush nuk po thotë se pas kriminalitetit në Evropën Perëndimore qëndron një mendje shqiptare që drejton gjithçka. Por ekziston një realitet: grupet kriminale shqiptare janë të përfshira fort në trafikun e kokainës, në kanabis, në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në Evropën Perëndimore dhe më gjerë. Këto janë çështje që duhen përballur drejtpërdrejt. Sepse, për ta bërë këtë, duhet bashkëpunim për t’i ndalur. Dhe mendoj se kjo nuk është diçka që zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Nuk do të vijë një ditë kur kjo të marrë fund. Ajo që përpiqesh të bësh është të menaxhosh rreziqet për shoqërinë tënde, në mënyrë që ato të mos kenë ndikim shkatërrues mbi vetë shoqërinë. Kjo vlen edhe këtu, në Shqipëri. Askush nuk do të donte ta shihte këtë këtu.", u shpreh ambasadori.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 April21:11
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Apeli refuzon zëvendësimin e masës së sigurisë për Gjon Shkambin
Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e Gjon Shkambit për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke vendosur që ai t...
AKTUALITET
26 April20:42
U gjykua për vrasje, si fitoi pafajësi në 2 shkallë Kreshnik Mujeci
Në tetor 2017, Kreshnik Mujeci, i dyshuar si shënjestra e atentatit të së dielës në Balldre, u arrestua si një nga autor&eu...
AKTUALITET
26 April19:01
Atentati në Balldren/ Dje Kreshnik Mujeci organizoi një festë me banorët e fshatit Koljakaj në Lezhë
Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci, u ekzekutuan sot në një atentat me armë zjarri në Lezhë, teksa po udh&...
AKTUALITET
26 April18:05
Aksident me vdekje në Tiranë
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të diel, në Tiranë, tek Ura e Çerkezës.
Sipas ...
AKTUALITET
26 April17:50
FOTO/ Ky është çifti që u vra sot në Balldren të Lezhës, prindër të katër fëmijëve
Personat që shikoni në foton e mësipërme, janë Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, të cilët u ekzekutuan me armë zjarri pasd...
AKTUALITET
26 April17:29
Punonte si mësues, kush është autori i sulmit ndaj Donald Trump
31-vjeçari Cole Tomas Allen është identifikuar si autori i dyshuar i sulmit me armë gjatë darkës së Shoqatës së...
AKTUALITET
26 April17:12
U vra sot bashkë me gruan, viktima Kreshnik Mujeci ishte një nga protestuesit kundër resortit në Rrjoll (VIDEO)
Kreshnik Mujeci, i cili mbeti i vrarë sot së bashku me bashkëshorten e tij, gjatë një atentati në Balldren të Lezhës, ...
AKTUALITET
26 April16:50
30 plumba drejt “Audi-t”, si u ekzekutua Kreshnik Mujeci në prag të shtëpisë
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i regjistruar këtë të diel, në Balldren të Lezhës, ku u ...
AKTUALITET
26 April16:11
Atentati me dy viktima, drejtori i Policisë Lezhë: Është qëlluar me breshëri plumbash! Kemi ngritur një grup hetimi
Drejtori i Policisë së Lezhës Arben Nasufi, në një deklaratë për mediat ka folur mbi atentatin në fshatin Balldre, Lez...