Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare
AKTUALITET

“Ia vodhën xhupin djalit me autizëm në autobus”/ Apeli prekës i nënës: Është i lidhur emocionalisht me të, na ndihmoni ta gjejmë

P
Piranjat17 April 2026, 18:54 · 4 min lexim
“Ia vodhën xhupin djalit me autizëm në autobus”/


Një prind i është drejtuar redaksisë së Piranjave me një apel për ndihmë, pas një incidenti të ndodhur në Tiranë, që ka prekur thellë emocionalisht djalin e tyre 12-vjeçar, i cili vuan nga autizmi.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, më 11 prill 2026, në zonën e stacionit te nënkalimet, aty ku presin autobusët e linjës Yzberisht–Astir. Sipas prindit, djali kishte harruar xhupin e tij termik në autobus, por sapo e kanë vënë re mungesën, janë kthyer menjëherë brenda në mjet. Në momentin që kanë arritur te vendi ku ishin ulur, xhupi nuk ndodhej më.

Në autobus ndodheshin disa gra, të cilat mohuan të kishin marrë sendin. Por dyshimet u përqendruan te një grua rreth 60 vjeçe, e cila ishte ulur në vendin e tyre dhe që u largua menjëherë sapo nisi pyetja për xhupin, duke zbritur nga autobusi dhe duke u zhdukur. Ajo mbante me vete një çantë dhe dy qese, ku dyshohet se kishte fshehur edhe xhupin.

Nëna shprehet se, përtej vlerës materiale, kjo është një humbje shumë e rëndë për djalin e saj, i cili është shumë i lidhur me sendet personale dhe po e përjeton me ankth të madh mungesën e xhupit. Rasti është denoncuar edhe në polici.

Piranjat u bën thirrje qytetarëve që nëse kanë parë diçka apo kanë informacion lidhur me këtë rast, të ndihmojnë për të rikthyer qetësinë e një fëmije në nevojë.

“Ia vodhën xhupin djalit me autizëm në autobus”/

Mesazhi i plotë i nënës

Përshëndetje, ditën e shtunë te stacioni te nënkatëshet aty ku presin autobusët më11.04.2026 në linjën e autobusave Yzberisht Astir më ndodhi një incident, djali 12 vjeçar që vuan nga autizmi harroi xhupin termik brenda në autobus dhe sapo e pashë që se kishte u kthyem menjëherë me sekonda brenda në autobus, kur shkuam aty ku ishim ulur xhupi nuk ishte më aty e fshehën e vodhën sy për sy, një zonjë rreth 60 vjeçe ishte ulur aty ku ishim ulur ne më përpara për të ardhur në Astir, ishin dhe nja tre a katër gra të tjera brenda, i pyeta për xhupin nuk e kemi marrë më thanë! po xhupi thash nuk vuri këmbë të iki vetë njëra nga ju e mori, ndërsa ato të tjerat po hapnin çantat kjo zonja rreth 60 vjeçe u ngrit e zbriti menjëherë nga autobusi dhe u zhduk, kjo kishte një çantë dhe dy qese në dorë sigurisht edhe xhupin e djalit tim brenda se aty pasi zbriti e kuptova që ajo e kishte vjedhur, djali po e përjeton shumë rëndë emocionalisht humbjen e xhupit e kërkon me këmbëngulje, bëhet fjalë për një fëmijë me aftësi të kufizuar këto janë shumë të ndjeshëm e të lidhur me veshjet dhe sendet e tyre personale, e kam denoncuar dhe në polici, ju lutem më ndihmoni, ndoshta duket jo kushedi një vlerë e madhe po për djalin ka vlerë të jashtëzakonshme dhe sidomos qetësia e tij, faleminderit për mirkuptimin shpresoj të më ndihmoni.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.