Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin pas përfundimit të mandatit të tij trevjeçar.
Sadushi u zgjodh në krye të Gjykatës së Lartë më 17 tetor 2023, ndërsa mandati i tij përfundon më 17 tetor të këtij viti. Procedura e re është hapur 60 ditë përpara përfundimit të mandatit, sipas parashikimeve ligjore.
Gjyqtarët e interesuar duhet të dorëzojnë kandidaturat deri më 11 shtator 2026. Secili kandidat duhet të paraqesë kërkesën me shkrim dhe platformën personale për mënyrën se si synon ta drejtojë institucionin më të lartë të pushtetit gjyqësor.
Pas mbylljes së kandidimeve, procedura do të vazhdojë sipas rregullave të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në vitin 2023.Kryetari zgjidhet nga Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, mes anëtarëve të saj dhe me votim të fshehtë.
Sipas ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mandati i Kryetarit të Gjykatës së Lartë është tre vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje.
Kryetari i ri pritet të nisë ushtrimin e detyrës më 18 tetor 2026, një ditë pas përfundimit të mandatit të Sokol Sadushit, me qëllim që të mos krijohet ndërprerje në drejtimin e Gjykatës së Lartë.
Sadushi do të vijojë të ushtrojë detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë deri në vitin 2029 pasi është emëruar si gjyqtar në 2020 dhe mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë zgjat 9 vjet.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 August18:07
Zjarr me përmasa të mëdha në Malin e Polisit në Librazhd, flakët përfshijnë hektarë me pyje
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë masivin pyjor të Malit të Polisit, në Njësinë Administrative P...
AKTUALITET
21 August18:06
Alarm në Pukë, bie linja telefonike dhe ndërpritet energjia elektrike
Situata në Pukë është rënduar më tej, pasi në zonat e prekura nga zjarri raportohet për ndërprerje të energjis...
AKTUALITET
21 August18:03
Krim pasioni/ Vrau shokun, Tejlor Tivari merret i pandehur
Tejlor Tivari, autori i vrasjes me thikë i Valbon alias Marko Beqiraj në qytetin e Durrësit, është marrë i pandehur nga prokuroria...
AKTUALITET
21 August17:57
Situata me zjarret/ Kryetari i Bashkisë së Mirditës: Flakët po përhapen nga era, zjarret janë të qëllimshme
Situata me zjarret në Mirditë vijon të jetë problematike, ndërsa flakët po përhapen me shpjtësi si pasojë e er...
AKTUALITET
21 August17:27
Reforma e re territoriale/ Përplasje në mbledhjen e Këshillit bashkiak të Cërrikut
Reforma e re territoriale ka shkaktuar debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Cërrikut, ku këshilltarë të mazhorancë...
AKTUALITET
21 August17:17
Aksident rrugor në Durrës/ Motori përplaset me një automjet të drejtuar nga dy turistë anglezë, plagoset rëndë 28-vjeçari
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një motor është përplasur me një automjet t&e...
AKTUALITET
21 August16:36
Fluks mjetesh dhe radhë kilometrike në Doganën e Bllatës në Dibër
Fluks mjetesh dhe radhë të gjata në pikën kufitare të Bllatës në Dibër, që lidh Shqipërinë me Maqedonin&e...
AKTUALITET
21 August16:23
Zjarri përfshin pyjet pranë Rrëshenit, evakuohen 4 familje
Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Tenë, pranë Rrëshenit, e cila ka përfshirë sipërfaqe me bim&...
AKTUALITET
21 August16:15
Situatë alarmante nga zjarret në Pukë / Flakët dalin jashtë kontrollit, evakuohen banorët në Pepaj: Të ndërhyhet nga ajri me urgjencë
Një situatë kritike është krijuar në fshatin Gojan të Pukës, ku një zjarr me përmasa të mëdha ka dalë...
AKTUALITET
21 August16:12
I dënuari nuk rikthehet në burgun e Reçit pas lejes shpërblyese, letra për familjarët e tij: Po largohem
Petrit Ndoci, i dënuari për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, ka përfituar nga leja shpërblyese nga burgu i Reçit për të...