Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

IKMT me dorë të hekurt në Dhermi, pezullon e gjobit disa subjekte

P
Piranjat16 July 2026, 16:48 · 1 min lexim
IKMT me dorë të hekurt në Dhermi, pezullon e gjobit disa subjekte

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj pesë subjekteve që operojnë në zonën e Dhërmiut, në Bashkinë Himarë, për shkelje të legjislacionit mjedisor.

Sipas njoftimit të IKMT-së, pas denoncimeve të qytetarëve, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave kreu kontrolle në zonat ku zhvillohet aktiviteti i fraksionimit dhe përpunimit të inerteve të gurit. Gjatë inspektimeve u konstatua se subjektet nuk kishin respektuar kushtet e përcaktuara në lejet e lëshuara nga autoritetet mjedisore. Si pasojë, kompanitë “Gjikuria”, “Anchor Beton”, “Eral Construction Company” dhe” Beton Express 2018” u ndëshkuan me masa administrative, që përfshijnë pezullimin e aktivitetit dhe vendosjen e gjobave.

IKMT thekson se, në funksion të mbarëvajtjes së sezonit turistik, u bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet në vijën bregdetare të respektojnë detyrimet ligjore për mbrojtjen e mjedisit.

Institucioni nënvizon se do të vijojë kontrollet në terren dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje të legjislacionit në fushën e ndërtimit, mjedisit dhe pyjeve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.