Ilir Meta uron Pashkën: Krishti u ngjall!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, uroi besimtarët për Pashkët me mesazhin: “Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall!”
Ai theksoi se kjo festë simbolizon triumfin e së mirës mbi të keqen dhe u uroi shqiptarëve shëndet, paqe dhe lumturi në familjet e tyre.
KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!
Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve të krishterë ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar! Uroj përzemërsisht që kjo festë e shenjtë të sjellë sa më shumë shëndet, mbarësi, begati, paqe dhe lumturi në çdo familje shqiptare.
Ngjallja e Krishtit na kujton se, sado e fortë dhe e pathyeshme të duket e keqja, asgjë nuk mund ta ndalë dritën dhe të mirën që të triumfojnë mbi errësirën. Shpresa me besimin në Zot janë më të fuqishme se çdo sfidë.
Lutja e Krishtit në Kryq “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë!” mbetet një mësim i përjetshëm se fuqia e dashurisë triumfon mbi gjithë veprat e këqija, intrigat, ligësitë, pabesitë dhe tradhtitë.
Le ta festojmë këtë ditë të shenjtë si triumfin e jetës mbi vdekjen, me besim të palëkundur, me zemra të mbushura me shpresë dhe me energji të reja për të ndërtuar një të nesërme më të mirë, që me patjetër do të vijë.
NGA MOT GËZUAR PASHKËN!
Lexo edhe
AKTUALITET
“Ari i kuq”, domatja importohet 60 lekë, shitet deri në 600 lekë, shkak prodhimi i paktë vendas

VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Fushë Krujë

Lala: Ilir Proda e kriminalizoi policinë! Kishte dhënie gradash të pamerituar, presion dhe frikë te efektivët

Në vigjilje të Pashkës, dyndje masive automjetesh në drejtim të Korçës!

Aksident në Llaman të Himarës! Makina përplaset me motorin





