AKTUALITET

'Implikon direkt Edi Ramën'/ Gazetari: Kush është personi me iniciale BB në përgjimet Balluku-Berberi për tenderat?

Piranjat Përditësimi i fundit 17 December 2025, 18:51
'Implikon direkt Edi Ramën'/ Gazetari: Kush është

Një përgjim i ri i bërë publik nga opozita hedh dritë mbi një skemë të paracaktimit të tenderave, duke implikuar deri në nivelet më të larta të qeverisë. Biseda e zbardhur, mes Berberit dhe Belinda Ballukut, zbulon komunikime direkte me kryeministrin Edi Rama, duke ngritur pikëpyetje serioze për integritetin e prokurimeve publike.

Në qendër të këtij zbulimi është tenderi për supervizimin e Lotit 4 të Unazës së Madhe.

I ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon, gazetari Julian Hoxhaj u shpreh se verifikimet tregojnë se një person me inicialet B.B., i cili rezulton të jetë ish-pronari i një prej kompanive fituese, është personazhi kyç në komunikim. Tenderi në fjalë është ndarë mes katër kompanive të ndryshme, një fakt që përputhet në mënyrë të habitshme me përmbajtjen e mesazheve.

Sipas Hoxhajt, në bisedën e transkriptuar, Berberi i shpjegon ministres Balluku se tenderi ishte ndarë me qëllim "për të kënaqur sa më shumë persona". Kjo deklaratë, e parë në kontekstin e ndarjes së kontratës mes katër subjekteve, sugjeron një marrëveshje të paracaktuar për të shpërndarë fondet publike sipas interesave klienteliste dhe jo bazuar në konkurrencë të ndershme.

Hoxhaj shprehet se elementi më tronditës i përgjimit është fakti se Evis Berberi ka pasur komunikim direkt me kryeministrin Edi Rama. Ky komunikim, sipas diskutimit, kishte shkaktuar shqetësim tek vetë ministrja Balluku. Kjo dëshmi tregon se vendimmarrja për fituesit e tenderave nuk ishte në duart e ministrisë së linjës, por ishte e centralizuar dhe e paracaktuar nga vetë kreu i qeverisë. Sipas Hoxhajt, kjo tregon se nuk bëhej fjalë vetëm për përfshirjen e Ballukut, por për një skemë ku kryeministri përcaktonte fituesit, tenderat dhe çdo detaj tjetër.

Gzetari shprehet se publikimi i këtij fragmenti konsiderohet si një nga pjesët më të rëndësishme të dosjes hetimore, pasi për herë të parë ofron prova për dyshimet e kahershme për përfshirje e Edi Ramës.

Hoxhaj:

Ne kemi bërë një verifikim të shpejtë sot për një nga rastet që përmendet në përgjimet që ka publikuar zoti Berisha dhe bëhet fjalë për një person me gjasë me inicialet B.B., që rezulton se ka qenë ish-pronar i një kompanie që është përfituese e tenderit të supervizimit të Lotit 4 të Unazës së Madhe. Ky tender është ndarë mes katër kompanive.

Pra, ka një lloj përputhje mes mesazhit të zotit Berberi me Belinda Ballukun që thotë, ne e kemi ndarë këtë tender për të kënaqur sa më shumë persona me realitetin faktik pra që është pikërisht tenderi i supervizimit, por sigurisht që inicialet që përmenden aty, korespondojnë me personin që ka qenë ish-pronar i kompanisë që sot ka fituar tenderin dhe normalisht duhet verifikuar nëse bëhet fjalë për këtë apo jo.

Janë me dhjetëra tendera, janë miliona euro pagesa nga thesari...

Unë mendoj që nga gjithçka kemi lexuar deri më sot, pra duke nisur që nga gjeneza e kësaj historie, publikimi i vetëm këtij fragmenti sot është ndoshta nga pjesët më të rëndësishme të gjithë historisë së dosjes së Belinda Ballukut, sepse implikon direkt atë që ne kemi thënë deri më sot, por që nuk kemi pasur prova, Edi Ramën.

Dhe fakti që zoti Berberi ka pasur komunikim direkt me Edi Ramën, kryeministrin e vendit, aq sa Belinda Balluku është e shqetësuar për këto komunikime që Berberi kishte direkt me kryeministrin Rama, tregon atë qëkemi thënë që nuk ka qenë vetëm Belinda Balluku, por ka qenë ai që i ka përcaktuar fituesit, tenderat dhe gjithçka tjetër, pra që është bërë në mënyrë...

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?