Sarandë, tre persona plagosen me thikë pranë shëtitores
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me ...
Kastriot Haskaj dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një ç&eum...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojn&...
Protestuesit janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen qytetar&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mba...
Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë m&...
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
Thashethemet për një kalim të Erling Haaland te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë, ndërsa gazetari Ruben Martin beson s...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...

Furnizimi me naftë në vend është në rrezik.
Pas vendimit të djeshëm të Bordit të Transparencës, që fiksoi çmimet e tregtimit me pakicë të naftës dhe benzinës në vend, në përkatësisht në 203 dhe 175 lekë për litër, (nga 214 dhe 199 lekë që ishin më parë), dhe ato të shumicës në 191 dhe 163 lekë për litër, ka ardhur reagimi i importuesve të mëdhenj të naftës.
Ata kanë paralajmëruar “Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë” dhe “Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë” se për të shmangur shitjen nën kosto, e cila do të sillte humbje shumë të mëdha, janë të detyruar të marrin masa të përkohshme, konkretisht:
-Pezullimin dhe kufizimin e shitjes me shumicë të naftës dhe benzinës;
-Frenimin dhe kufizimin e procesit të zhdoganimit të karburanteve në Porto Romano, deri në një moment të dytë.
Monitor zotëron të paktën dy shkresa, që kompanitë importuese i kanë çuar sot “Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë” dhe “Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”.
Importuesit e argumentojnë këtë vendim me pretendimin se çmimet me pakicë që ka vendosur Bordi i Transparencës janë nën kosto.
Në shkresë, sqarohet se në vijim të publikimit të fundit të çmimeve nga Bordi i Transparencës, me datë 26 Mars 2026, ku është përcaktuar çmimi tavan i shitjes me shumicë për naftën në nivelin 191 lek/litër dhe për benzinën në nivelin maksimal 163 lek/litër, dëshirojmë t’ju vëmë në dijeni për problematikat e rëndësishme që lidhen me mënyrën e përllogaritjes së këtyre çmimeve.
Sipas importuesve, përllogaritja është bazuar në formulën e përdorur në vitin 2022, e cila nuk reflekton kushtet aktuale të tregut dhe, në veçanti, kontratat në fuqi që ne kemi me furnitorët tanë. Si rrjedhojë, çmimet e përcaktuara nuk pasqyrojnë kostot reale që aktualisht formojnë çmimin e një litri nafte dhe benzine për tregtimin me shumicë.
Mbyllja e bursës më datë 26 Mars 2026:
Duke u bazuar në premiot aktuale që kemi:
Çmimet e shitjes me shumicë, me një marzh bruto prej 3 lek/litër, sot duhet të jenë:
Pra, evidentohet një diferencë shumë e madhe ndërmjet çmimeve të shitjes që duhet të ishin sot dhe çmimeve të shitjes të përcaktuara nga Bordi i Transparencës, konkretisht Nafta rezulton 18.2 lek/litër më e lartë, ndërsa ajo e Benzinës 9.7 lek/litër më e lartë, thuhet në shkresën e importuesve, që “Monitor” e disponon.
Importuesit kanë kërkuar në shkresat e tyre që të mblidhet sa më shpejt “Bordi i Transparencës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimit të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit” për miratimin e çmimeve të reja të shitjes për produktet gasoil & benzine.
Ata kërkojnë të rishikohet metodologjia e përllogaritjes ku çmimi të aplikohet, në kushtet CIF Med si dhe premium për gazoilin të llogaritet me +50$/Ton, benzinën +75$/Ton.
2- Marzhet bruto të llogariten për gazoilin +3.5$/liter në shumicë, +15$/liter në pakicë; Benzine +4.5$/liter në shumicë, +16$/liter në pakicë.
Gjatë ditës së sotme, pas vendimit të Bordit të Transparencës, mëngjesin e sotëm në pikat e tregtimit të naftës me pakicë çmimi është ulur 11 lekë për litër. Nga 214 lekë për litër, nafta po tregtohet me 203 lekë për litër. Rënie të çmimit është shënuar edhe për benzinën nga 199 lekë për litër që tregtohej më parë, çmimi sot ka arritur 175 lekë për litër.
Më herët importuesit kishin paralajmëruar se nëse çmimet do të ulen në kosto ata do të ndërprisnin furnizimin, pasi qeveria nuk mund tua kalojë atyre të gjitha kostot e luftës. “Kosto nuk mund të jetë ajo qëe cakton as një bord, por ajo që është faktike, e provuar me kontratë, faturë të furnitorit e për rrjedhojë me verën e transaksionit dhe kjo vlerë merret për referencë nga dogana për efeket e TVSh. Asnjë Bord ose Ent nuk ka legjitimitet të urdhërojë një subjekt të shesë poshtë kostos”, thotë Luigj Aliaj nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve..
Shqipëria i ka çmimet e naftës 30-40% më të larta se vendet e rajonit, por kjo sipas importuesve argumentohet me barrën e lartë të taksave që paguajnë mbi çmimin e naftës. Në total, aktualisht, një shqiptar paguan në një litër naftë 1.16 euro taksa, (53% të çmimit final); një qytetar maqedonas 0.58 euro për litër (36% të çmimit final); një malazez 0.55 euro (35% të çmimit final); një shtetas i Kosovës 0.67 euro, ose 38.5% të çmimit final. Importuesit pohojnë se dhe ulja e akcizës prej 20%, që pritej të ndikonte çmimin e naftës me 8-10 lekë për litër, nuk ka hyrë akoma në fuqi.
Kjo ka bërë që shumë përdorues automjetesh të furnizohen me karburant në vendet fqinjë, duke shpenzuar deri në 1 milionë euro në ditë.
Operacioni po zhvillohet nga Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile në Bashkinë Lezhë dhe Policin&eu...
Numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta u rrit shumë pak në vitin 2024 me vetëm 1 për qind në rapor...
Në një ekonomi normale, marrëdhënia mes qeverisë që synon të mbledhë taksa, biznesit që kërkon të maksi...
Pas publikimit të Piranjave News për skandalin tek ''Syri i Kaltër'', një tjetër denoncim ka ardhur në redaksinë tonë,...
Gazetarja franceze e “Lë Point” i bën një pyetje direkte Ramës. Thelbi i saj është nëse Qeveria Shqiptare ka tr...
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë prej vitesh ka dalë nga funksioni i saj dhe është kthyer në një burg librash. Ato ma...
Vala e re e emigracionit masiv që ka përfshirë vendin po reflektohet në numrin e lartë të shtetësive që po marrin shqi...
Piranjat News kanë mësuar detaje të reja për skandalin në zonën e Syrit të Kaltër.Pas publikimit të denoncimit t&...
Daily Mail ka publikuar fotot në sallën e gjyqit të vrasësit me pagesë të biznesmenit Ardian Nikuljat, Ruben Saraiva, i cili u d...
Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani në një konferencë për shtyp, deklaroi se akuzat ndaj ish Presidentit janë të...