
Krimet që lidhen me rendin dhe sigurinë publike përbëjnë pjesën më të madhe të çështjeve penale në Shqipëri për vitin 2025, duke zënë 32.81% të totalit. Me fjalë të thjeshta, gati një në tri procedime që ndjek prokuroria lidhet me këtë kategori. Pas tyre vijnë vjedhjet e pasurisë me 20.95%, ndërsa një peshë gjithnjë e më të madhe po marrin edhe konfliktet për tokën, që përbëjnë 7.81% të rasteve.
Të dhënat nga raporti i Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë se në vitin 2025 ka një rritje të dukshme të disa veprave penale që prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset. Rastet për rendin publik janë rritur në 8,874 nga 7,825 një vit më parë, ndërsa çështjet që lidhen me regjimin juridik të tokës janë rritur ndjeshëm në 2,113 nga 1,397, një rritje prej 51%. Edhe mashtrimet dhe falsifikimi i dokumenteve kanë shënuar rritje, duke arritur respektivisht në 745 dhe 759 raste.
Nga ana tjetër, vjedhjet kanë pësuar një rënie të lehtë, duke zbritur në 5,667 raste nga 5,779, ndërsa shkatërrimi i pronës ka rënë në 930 raste nga 1,056. Megjithatë, këto mbeten ndër veprat më të përhapura dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve.
Sa u përket krimeve ndaj individit, raporti tregon se veprat kundër fëmijëve, martesës dhe familjes përbëjnë 6.62% të totalit. Krimet kundër shëndetit me dashje zënë 3.40%, ndërsa krimet seksuale 0.65% dhe ato kundër lirisë së personit 0.48%. Po ashtu, 1.33% e rasteve lidhen me veprat që rrezikojnë jetën dhe shëndetin, si ndërprerja e shtatzënisë ose mosdhënia e ndihmës.
Në fushën ekonomike, mashtrimet përbëjnë 2.75% të totalit, falsifikimi i dokumenteve 2.81%, ndërsa veprat që lidhen me taksat dhe tatimet 0.94% dhe ato në fushën e doganave 1.26%. Po kështu me interes është edhe pesha e veprave penale kundër veprimtarisë shtetërore, që arrijnë në 2.30% kur kryhen nga shtetasit dhe 2.11% kur kryhen nga punonjësit publikë./ekofin.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 May14:01
GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Aldo Avdylin e 5 të tjerë, i refuzohet Marklen Hakës
Një nga fraksionit e dosjes “Revanshi”, GJKKO pranon gjykim e shkurtuar për Aldo Avdylin, Edson Jozwik, Henerigert Mitri ish-drejtor i Pol...
AKTUALITET
6 May13:38
Homazhet për Servet Pëllumbin/ Rama: Ishte mësim i çmuar në rrugëtimin tim. Shfaqej papritur në celularin tim kur…
Kryeministri Edi Rama nga homazhet për Servet Pëllumbin, ka kujtuar se si njihej me ish-kryetarin e Kuvendit. Ai tha se në fillim mes të d...
AKTUALITET
6 May13:34
E dënuar për braktisjen e fëmijëve të mitur, arrestohet 29-vjeçarja
Një 29-vjeçare është arrestuar nga efektivët e komisariatit numër 3 në Tiranë.
E reja është dënuar m...
AKTUALITET
6 May13:31
Ajër vdekjeprurës/ Shqipëria e treta, ndër vendet me nivelet më të larta të ndotjes dhe vdekshmërinë
Shqipëria është një nga vendet më të ndotura në Evropë, duke zënë vendin e tretë në renditje, refe...
AKTUALITET
6 May13:04
Unesco: Emigracioni ka boshatisur shkollat, 50% e shqiptarëve janë larguar që nga viti 1991
Përfundimi i arsimit të mesëm të lartë në Shqipëri është rritur ndjeshëm në dekadat e fundit, megjithat&e...
AKTUALITET
6 May12:49
Homazhet për Servet Pëllumbin, djali Arben Pëllumbi: Këshillat e tij do na shoqërojnë përgjithmonë
Arben Pëllumbi, djali i ish kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi ka mbajtur një fjalim plot emocion në homazhet në ndër t&e...
AKTUALITET
6 May12:25
EMRI/ Trafikuan kokainë në Spanjë, kapet në Vlorë anëtari i grupit kriminal
Policia e Vlorës ka arrestuar një 30-vjeçar, Klevi Kananaj, i cili dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që aku...
AKTUALITET
6 May11:45
VIDEO/ Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, Noizy paraqitet në GJKKO
Këngëtari Rigels Rajku i njohur si Noizy është paraqitur të mërkurën në GJKKO.
Rajku është thirrur në ...
AKTUALITET
6 May11:36
Homazhet për Servet Pëllumbin, Bamir Topi: Një nga burrat më të mirë që kam bashkëpunuar në politikë
Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dhe politikanit Servet Pëllumbi, duke e vler&...