Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
AKTUALITET

“Inspektorët me kamera inteligjente në trup”, Rama: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi

P
Piranjat 2 September 2026, 13:33 · 3 min lexim
“Inspektorët me kamera inteligjente në trup”, Rama: Nuk ka

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të mërkurën një takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Inspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula dhe inspektorët e terrenit, pas të cilit njoftoi disa ndryshime në punën e tyre.

“Kontrollet e inspektimeve duhet të kalojnë testin e besës. E para, nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim. Inspektori nuk vjen te dera e biznesit në një skenë krimi, por si shteti që njofton, të mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjohesh”, tha Rama përmes një videomesazhi në Facebook, përcjell A2 CNN. “Qëllimi ynë nuk është t'i kapim subjektet në gabim, po t'i ndihmojmë të përmirësohen në zbatimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardeve që janë interesi ynë i përbashkët”.

Rama shtoi se gjoba mbi një biznes është arma e fundit, jo e para. “Dhe kurrë një shpatë shantazhi mbi qafën e sipërmarrësit për të gjetur një mënyrë tjetër pastaj për ta shmangur gjobën dhe kush nxjerr gjobën përpara fjalës mirë nuk po e mbron shtetin, por po e turpëron atë”, u shpreh ai.

Rama u bëri thirrje bizneseve që nëse u vjen një inspektim pa paralajmërim për një kontroll rutinë nga cilido inspektorat, duhet ta denoncojë menjëherë tek Inspektori i Përgjithshëm. “Kjo nuk është ankesë, kjo është e drejtë dhe këtë të drejtë ne mund ta vendosim vetëm së bashku, qeveria dhe sipërmarrja. Dhe së fundi, së shpejti, çdo inspektor që troket në emër të shtetit te dera e një tatim paguesi të kësaj republike, do të jetë i pajisur me kamerën inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë që ta dish kush është, kë përfaqëson dhe që ai vetë ta dijë se në çdo minutë të punës së tij është i mbikëqyr nga inspektorati i përgjithshëm. Shteti që hyn në derën e njerëzve duhet t' bëjë ata krenarë për taksat që ata i paguajnë këtij shteti”, tha Rama.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.