Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Investigimi belg/ Shqiptarët dhe rrjetet e kokainës, gazetarët "zbresin" në Shqipëri: Paratë e pista investohen në turizëm dhe në pasuri të paluajtshme

P
Piranjat 3 September 2026, 08:25 · 6 min lexim
Investigimi belg/ Shqiptarët dhe rrjetet e kokainës, gazetarët

Një seri dokumentare investigative mbi trafikun ndërkombëtar të kokainës ka rikthyer në vëmendje rrjetet e krimit të organizuar në Europë dhe rolin që, sipas gazetarëve të përfshirë në investigim, kanë grupet kriminale shqiptare në këtë treg.

Në “Drugsdelta”, gazetarët e luftës Rudi Vranckx dhe Sinan Can ndjekin rrugën e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës dhe gjurmët e parave të përfituara nga trafiku, duke mbërritur edhe në Shqipëri.

Reportazhi është realizuar nga televizioni publik belg VRT dhe transmetuesi holandez BNNVARA. Përmes një serie me katër pjesë, gazetarët së bashku me dokumentaristin Thomas Blom kanë ndjekur portet, grupet kriminale dhe rrjetet financiare që lidhen me tregtinë e drogës.

Portet e Anversës dhe Roterdamit përshkruhen si pika të rëndësishme të hyrjes së kokainës në Europë. Ndërkohë, dhuna e lidhur me krimin e organizuar është shfaqur në formën e sulmeve me bomba, rrëmbimeve dhe vrasjeve.

Gazetarët kanë udhëtuar në Kolumbi, Brazil, Ekuador, Meksikë, Belgjikë, Holandë dhe Shqipëri për të dokumentuar mënyrën se si funksionon ky rrjet.

Sipas Rudi Vranckx, grupet shqiptare kanë arritur të vendosin njerëzit e tyre në disa pika të zinxhirit të trafikut.

“Shqiptarët. Është e jashtëzakonshme se si bandat shqiptare kanë arritur të vendosin njerëzit e tyre kudo, duke bërë që të kontrollojnë të gjithë zinxhirin, nga Amerika e Jugut deri në Evropë”, shprehet Vranckx në dokumentar.

Ai përmend praninë e personave të lidhur me këto grupe në portet e Ekuadorit, Belgjikës dhe Holandës, si dhe në Spanjë dhe Afrikë.

Një pjesë e investigimit është zhvilluar në Shqipëri, ku gazetarët kanë ndjekur gjurmët e parave të drogës dhe mënyrën se si ato mund të futen në ekonominë e ligjshme.

“Ne shkuam gjithashtu në Shqipëri për të parë se ku përfundojnë gjithë ato para të drogës. E sheh ndikimin e atij kapitali kriminal në lagjet e reja të Tiranës ose në bregdetin shqiptar, ku paratë investohen në sektorin e turizmit”, thotë Vranckx.

Në intervistë, gazetari flet edhe për shqetësimin e tij mbi ndikimin e krimit të organizuar në Shqipëri dhe për akuzat për korrupsion që janë ngritur ndaj figurave politike. Në të njëjtën kohë, ai përmend punën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si një nga institucionet që po përballet me grupet kriminale dhe korrupsionin.

Investigimi nuk ndalet vetëm te transporti i kokainës, por ndjek edhe mënyrën se si pastrohen paratë e fituara nga droga. Gazetarët përmendin investimet në pasuri të paluajtshme në Amsterdam dhe aktivitetet ekonomike në Tiranë.

Sinan Can shprehet se nuk e nisi këtë projekt si një investigim klasik kriminal, por për të kuptuar ndikimin që tregtia e drogës ka mbi shoqërinë. Ai përmend ndryshimet që ka pësuar Holanda, ku kërcënimet ndaj gazetarëve, avokatëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve janë bërë pjesë e realitetit të krimit të organizuar.

Të dy gazetarët kanë udhëtuar edhe në zonat ku veprojnë kartele të fuqishme në Amerikën e Jugut. Në Kolumbi ata intervistuan një person të lidhur me “Clan del Golfo”, ndërsa në Brazil dhe Meksikë dokumentuan aktivitetin e grupeve kriminale dhe dhunën e lidhur me trafikun e drogës.

Can tregon se gjatë xhirimeve ka parë ngjashmëri mes dhunës së karteleve dhe mënyrës se si veprojnë organizata të tjera terroriste dhe kriminale. Ai përmend edhe rastet e dhunës ekstreme të dokumentuara në Meksikë.

Një nga pyetjet kryesore të dokumentarit është nëse Belgjika dhe Holanda po shkojnë drejt shndërrimit në narko-shtete.

Sipas Vranckx, këto vende ende nuk janë narko-shtete, por përballen me një problem të madh të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Ndërsa Can shprehet më pesimist. Ai kritikon edhe rolin e institucioneve financiare dhe kompanive që, sipas tij, mund të ndihmojnë në pastrimin e parave të drogës.

“Kriminelët po hyjnë në boshllëkun që ka lënë pas një shtet që nuk funksionon siç duhet”, shprehet Can.

Gazetarët pranojnë se rrugët e trafikut mund të kenë ndryshuar dhe se presioni mbi portet e Anversës dhe Roterdamit ka bërë që aktiviteti të zhvendoset drejt vendeve të tjera europiane. Por, sipas tyre, mekanizmat e tregtisë ndërkombëtare të kokainës mbeten të njëjtë dhe furnizimi në treg vazhdon të jetë i lartë.

Përmes “Drugsdelta”, Vranckx dhe Can përpiqen të tregojnë jo vetëm se si transportohet kokaina nga Amerika e Jugut në Europë, por edhe se si paratë e këtij trafiku mund të depërtojnë në ekonominë e ligjshme dhe të krijojnë ndikim mbi shoqërinë./DPG Media

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.