AKTUALITET

Investigimi/ Shqipëria noton mbi ujërat e zeza, vetëm 15.9% e bregdetit “i shkëlqyer”

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Gusht 2026, 16:35
Investigimi/ Shqipëria noton mbi ujërat e zeza, vetëm 15.9% e

Pasditen e 29 korrikut, pikat e shkarkimit të ujërave të zeza pranë Plazhit të Ri në Vlorë nuk dalloheshin me syrin e lirë nga shëtitorja e Lungomares, duke fshehur kështu një problematikë të përsëritur prej vitesh.

Për t’i gjetur duhej të zbrisje në plazh dhe të ecje buzë detit.Në këtë pjesë të Vlorës është përqendruar shumica e plazhit publik. Një çadër me dy shezllone aty kushton 700 lekë, dukshëm më lirë se në zonat përtej Ujit të Ftohtë.

Atë ditë, bregu ishte i mbushur me familje, të moshuar, vendas dhe turistë të huaj.

Pas një ecjeje të gjatë nën diell vendosa të pyes një kamarier të një prej beach-bareve të zonës.

Këtu i ke tubacionet, tek plazhi i ish-Shkollës së Marinës. Ata i bëjnë derdhjet herët në mëngjes, para se të nisë plazhi. Tmerr janë”, tha kamarieri, duke treguar me gisht drejtimin.

Çmimet

Ndërsa po bisedonim, dy turistë të huaj u afruan për të pyetur mbi çmimin e çadrave. “1500 lekë,” u përgjigj ai shkurt. Plazhi privat ku ndodheshin ishte vetëm pak metra larg tubacioneve. Tubat ishin më pranë seç prisja. Ato dilnin nga rëra dhe shtriheshin drejt detit, ndërsa pushuesit laheshin krejt të qetë kah tyre.

Prania e tubacioneve paralajmërohej nga aroma e pakëndshme që ndihej në zonë. Ishin dy tuba cilindrikë, ngjitur me njëri-tjetrin, pjesërisht të mbuluar nga rëra dhe që vazhdonin drejt detit.

Nuk binin menjëherë në sy, por për këdo që ndodhej në plazh afër tyre ishin plotësisht të dallueshëm. Megjithatë, telefoni me të cilin bëja foto dhe video dukej se tërhiqte më shumë vëmendje sesa vetë tubat.

Dita e plazhit vijonte normalisht.

Kushdo notonte pranë vijës ku tubat hynin në det. Në Plazhin e ri takova edhe një shtetas finlandez, i cili tha se jetonte në Vlorë prej afro një viti. Shqetësimi që ai ngriti nuk lidhej vetëm me ujërat.

Sipas tij, çdo javë mblidhte nga deti rreth 200 ambalazhe plastike. Në lidhje me qasjen e Shqipërisë ndaj mjedisit, ai u shpreh skeptik, duke argumentuar se anëtarësimi në BE do të ishte i parakohshëm për sa kohë këto problematika mbeten të pazgjidhura.

Nga Plazhi i ri u nisa drejt Plazhit të vjetër.

Këtu panorama ndryshonte. Pas portit, sa të hante syri kishte rërë, plazh dhe çadra. Nga ana e portit disa pushues qëndronin në rërë pa çadër, ndërsa më tej nisnin pa ndërprerje plazhet e organizuara deri pranë Pyllit të Sodës.

Rëra kishte një ngjyrë më të errët dhe gjithë zona të sillte ndër mend panoramën e plazheve të Durrësit. Ecja premtonte të ishte e gjatë: nga zona e portit, përmes Plazhit të Kabinave dhe Kampit të Pionierëve, deri tek kanali i madh pranë hyrjes së Pyllit të Sodës.

Një tub dilte nga poshtë një pllake betoni dhe vazhdonte drejt detit, duke krijuar një vijë uji në drejtim të bregut. Pranë tij, turistët laheshin të pashqetësuar.

Pavarësisht kësaj, atmosfera rreth orës 18:00 mbeti e pandryshuar; plazhi zhurmonte nga familjet dhe turistët që shijonin rrezet e fundit të diellit, në një kontrast të heshtur me problematikën që shtrihej nën hundën e tyre.

Plazhi i ri dhe i vjetër, për shumë vendas ishin jo vetëm më të lirë, por edhe më afër. Ishte edhe mundësia të mos paguaje asnjë lek: të vije me çadrën tënde ose thjesht të shtriheshe në rërë, siç bënin edhe disa turistë të huaj.

Kanali

Rrugës, ndërsa vazhdoja të ecja përgjatë bregut drejt Pyllit të Sodës për të evidentuar pika të tjera shkarkimi, ndala dhe pyeta një të moshuar.

“Kanali i madh është te hyrja e Pyllit të Sodës. Të shoqëroj unë. Atje derdhen të gjitha”, më tha.

Këtë herë nuk vazhduam më buzë detit, por nga ana e pyllit. Nuk ishte nevoja të arrije deri te kanali për ta kuptuar se po i afroheshim. Era e rëndë ndihej shumë metra përpara. Sa më pranë shkoje, aq më e fortë bëhej.

Në fund të rrugës u shfaq një kanal i gjerë dhe i hapur që përfundonte drejtpërdrejt në det. Nuk ishte më një tub pjesërisht i fshehur në rërë, por një rrjedhë e dukshme që mbërrinte deri në vijën bregdetare. Aroma ishte shumë më e rëndë se pranë tubacioneve që kisha parë më herët dhe mbulonte një zonë të gjerë përreth.

Një problem i vjetër

Sipas të dhënave të monitorimit për vitin 2023, të përfshira në auditimin e KLSH-së, Shkolla e Marinës, Plazhi i Kabinave dhe Kampi i Pionierëve në Vlorë rezultonin me cilësi “të keqe” të ujërave të larjes.

Mes tyre, Shkolla e Marinës u rendit edhe mes dhjetë plazheve më të ndotura në Shqipëri. Problemi në Shkollën e Marinës ishte më i hershëm se një sezon i vetëm. KLSH konstatoi se kjo pikë kishte rezultuar me cilësi “të keqe” për pesë vite të njëpasnjëshme. Sipas kuadrit rregullator të cituar në auditim, në një rast të tillë duhej të bëhej njoftimi i publikut dhe të vendosej ndalimi i përhershëm i larjes; KLSH konstatoi se këto masa nuk ishin marrë.

Kur audituesit verifikuan terrenin në korrik 2024, në Plazhin e Kabinave, Kampin e Pionierëve dhe Shkollën e Marinës mungonte gjithashtu sinjalistika që duhej të paralajmëronte pushuesit për cilësinë “e keqe” të ujërave të konstatuar nga monitorimi i vitit 2023. Sinjalistika ende mungon.

26 pika me cilësi “të keqe”

Të dhënat më të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, të publikuara në qershor 2026 që i referohen sezonit 2025, tregojnë një përkeqësim të klasifikimit të ujërave bregdetare shqiptare. Nga 6 pika me cilësi të keqe në 2022 janë bërë 26 pika në 2025.

Me vetëm 15.9% të ujërave bregdetare të klasifikuara “të shkëlqyera”, Shqipëria kishte përqindjen më të ulët në krahasimin e EEA-së për vitin 2025. Mesatarja e BE-së ishte 88%; Estonia dhe Finlanda, dy vendet e tjera me përqindjet më të ulëta, regjistronin përkatësisht 40% dhe 55.1%.

Në nivel kombëtar, duke përfshirë edhe ujërat e brendshme, 28 nga 119 pikat e raportuara, ose 23.5%, u klasifikuan me cilësi “të keqe”. Klasifikimi bazohet në përqendrimin e Escherichia coli dhe enterokokeve intestinale, dy parametrat mikrobiologjikë të përcaktuar nga Direktiva Evropiane për Ujërat e Larjes.

KLSH shpjegon se këto baktere mund të shkaktojnë sëmundje dhe se zakonisht lidhen me ujëra të zeza të patrajtuara që përfundojnë në ujërat e larjes.

Edhe pse të 119 pikat ishin monitoruar, për sezonin 2025 asnjëra nuk kishte përmbushur të gjitha kërkesat e kalendarit të monitorimit të parashikuara nga Direktiva e EEA-së.

Ujërat e ndotura

Sipas Raportit Vjetor 2025 të Entit Rregullator të Ujit, SHRUK Vlorë ishte e licencuar për largimin e ujërave të ndotura, por jo për trajtimin e tyre. ERRU sqaron se impiantet e Vlorës dhe Orikumit nuk kishin plotësuar kërkesat për këtë kategori licence për shkak të mungesës së lejeve mjedisore. Edhe KLSH ka konstatuar se impianti i Vlorës operonte pa leje mjedisore.

Sipas auditimit të KLSH impianti kryente vetëm trajtim mekanik, ose primar, dhe jo trajtim sekondar në përputhje me kërkesat ligjore. Ujërat që dilnin prej tij ishin të trajtuara vetëm rreth 35%. Më pas ato bashkoheshin me ujëra të patrajtuara që vinin nga hidrovori dhe përfundonin në det.

Në fillim të vitit 2023, ministrja e atëhershme e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaronte se synimi ishte “zerimi i ujërave larës problematikë” dhe kalimi drejt standardit të “flamurit blu”, premtim që Faktoje e klasifikoi të pambajtur në tetor 2025.

Vera vazhdon

Në Plazhin e ri dhe Plazhin e vjetër, ndotja e ujrave nuk duket me sy të lirë. Pasditen e 29 korrikut, plazhi vijonte ritmin e tij të zakonshëm…Bashkë me problematikën. /Faktoje.al

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...