
Investimet publike nga fondet e huaja kanë shënuar një rënie të ndjeshme në tremujorin e parë si në raport me faktin e të njëjtës periudhe të vitit 2025 ashtu edhe me planin e periudhës.
Të dhënat e fundit nga Ministria e Financave tregojnë se vlera faktike e investimeve nga financimi i huaj për tremujorin e parë të vitit 2026 ishte 2.7 miliardë lekë me rënie 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur investimet kapnin shifrën e 4,027 milionë lekëve dhe 38 për qind më pak se plani i periudhës.
Kjo ecuri sugjeron barriera në thithjen e fondeve të miratuara tashmë ose vonesa në implementimin e projekteve të nisura. Ky trend u pa edhe në treguesit e borxhit publik kur kreditë e nënshkruara të pa- tërhequra shënuan një rekord prej 2 miliardë eurosh në tremujorin e parë 2026. Nga kjo shumë 500 milionë euro janë hua dhe grande nga fondi i Rritjes së BE për Shqipërinë.
Tremujorët e parë të 2026 dhe 2024 shënojnë vlerat më të ulëta të investimeve të huaja nga fondet publike që nga viti 2015.
Për të siguruar disbursimin e plotë të fondeve gjatë vitit 2026 dhe për të shmangur djegien e rreth 68 milionë eurove në qershor nga plani I rritjes së Be-së, Shqipëria duhet të përmbushë një sërë etapash kyçe të përfshira në Agjendën Kombëtare të Reformave. Këto reforma janë të ndara në disa shtylla kryesore që prekin si themelet e shtetit, ashtu edhe rritjen ekonomike.
Sundimi i Ligjit mbetet shtylla më kritike, ku kërkohet progres i matshëm në reformën në drejtësi, veçanërisht në uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata dhe forcimin e pavarësisë së institucioneve të reja të drejtësisë.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku Brukseli kërkon rezultate konkrete në sekuestrimin e pasurive të paligjshme dhe dënime të formës së prerë për zyrtarët e lartë. Gjithashtu, plotësimi i kornizës ligjore për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe lirisë së medias është kusht i panegociueshëm.
Për të nxitur rritjen ekonomike, Shqipëria duhet të përmirësojë ndjeshëm mjedisin e të bërit biznes. Kjo përfshin thjeshtimin e mëtejshëm të licencave dhe lejeve përmes digjitalizimit, si dhe rritjen e transparencës në prokurimet publike. Një reformë specifike lidhet me reduktimin e informalitetit në ekonomi dhe përmirësimin e administrimit fiskal, duke synuar një konkurrencë më të ndershme në treg.
Gjithashtu në kudër të integrimit ën BE Shqipëria duhet të zbatojë masa që lidhin programet arsimore me nevojat reale të industrisë, si dhe të forcojë skemat e mbrojtjes sociale.
Zbatimi i këtyre reformave monitorohet përmes një sistemi nga Komisioni Europian, ku çdo vonesë në hapat sasiorë përkthehet në bllokim të kësteve financiare./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 May09:48
Përplasja e dhunshme me armë në Bushat/ SPAK merr të pandehur tre anëtarë të grupit “Bajri”
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Franko Lekën, të cilët akuzohen se në ba...
AKTUALITET
15 May09:12
'Ligje vetëm në letër', Hazizaj: Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së
Legjislacioni shqiptar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe aksesi i tyre në drejtësi, edhe pse shpesh cilësohe...
AKTUALITET
15 May07:59
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë.
Ndërk...
AKTUALITET
15 May07:44
Progni: 4.3 milionë të dhëna të AKSHI-t u përdorën për profilizim politik dhe rrjedhje në “deep web”
Eksperti i teknologjisë së informacionit Gent Progni, deklaroi se ka qenë ndër të parët që ka denoncuar në SPAK &ccedi...
AKTUALITET
15 May07:30
RENEA shtetrrethim në Mirditë, në kërkim të Elson Reçit, del duarbosh
Policia e Shtetit zbarkoi në orët e para të mëngjesit në Mirditë pas një sinjalizimi se në Shqipëri mund të ...
AKTUALITET
15 May07:23
Studimi/ Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës! Ja 7 arsyet
Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga një kombinim faktorësh që ndikojnë në përvojën ...
AKTUALITET
15 May07:18
Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu! Ja sa do të jenë temperaturat sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellim...
AKTUALITET
14 May23:05
Luan Pirdeni, profesori i Fakultetit të Drejtësisë që u aksidentua për vdekje nga motori
Profesori i njohur i shkencave juridike, Luan Pirdeni, ndërroi jetë këtë të enjte si pasojë e plagëve të marra në n...
AKTUALITET
14 May22:21
Karçanaj “lan duart” nga aferat korruptive të AKSH-t dhe ia faturon Daniel Shimës
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka folur edhe për ish-zëvendësin e saj, Daniel Shima, i cili u denoncua i zhdukur për d...
AKTUALITET
14 May22:20
Apeli riktheu në burg Lefter Kokën, Hoxha: I thashë bëj si Ben Ahmetaj, nuk ke pse i fal më
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur ...