AKTUALITET

Investitori strategjik (GJIKURIA) fiton tenderin 2 milionë euro për të ndërtuar rrugën e kompleksit të tij në Palasë!

Piranjat Përditësimi i fundit 15 August 2026, 22:23

Investitori strategjik (GJIKURIA) fiton tenderin 2 milionë euro për

Një investitor strategjik ka arritur të fitojë një tender të majmë për të ndërtuar rrugë, jo për fshatra apo qendra të banuara, por për aksin që do të lidhë komplekset e tij që po ndërton me rrugën automobilistike. Kompania Gjikuria po vepron prej shumë vitesh në zonën e Himarës, përkatësisht në Palasë dhe Gjilekë, ku është shpallur dy herë investitore strategjike, ndërkohë që po në atë vend ka fituar tendera për Ujësjellësa apo për rrugë të tjera, një qark i mbyllur i cili duket se është shumë i dyshimtë.

Interesat e Gjikurisë në atë vend janë të mëdha, por vendimmarrja e pushtetit qendror dhe lokal lë shumë për të dëshiruar, duke qenë se vetë shteti i fali njëherë tokën publike, më pas i fali taksat për 10 vite, i ndërtoi të gjithë punët publike e tani i jep tendera. Dokumentet që ka hulumtuar redaksia e Vox News tregojnë një qark të mbyllur të firmës Gjikuria në atë zonë, e cila ka disa kantiere, pasi me paratë e taksave të himariotëve të varfër po ndërton një rrugë private për pronat.

Investitori strategjik (GJIKURIA) fiton tenderin 2 milionë euro për

Investitori strategjik (GJIKURIA) fiton tenderin 2 milionë euro për

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit për rrugën në zonën e Gjilekës, Himarë, për komplekset turistike

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, në datën 10 gusht 2026, Bashkia e Himarës ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “rikonstruksioni i rrugës lidhëse të impiantit Gjilekë me rrugën nacionale”. Fondi limit i kësaj procedure ka qenë 208 milionë lekë, vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë Himarë, i ndarë në dy vite financimi.

Në vitin 2026 do të shpenzohen 83 milionë lekë dhe në vitin 2027 do shpenzohen 125 milionë lekë, teksa afati i punimeve është brenda 18 muajve. Në tender morën pjesë disa kompani, ku firma “Be Is” ofroi 184 milionë lekë, “Fusha” ofroi 198 milionë lekë dhe kompania “Gjikuria” ofroi 184 milionë lekë, ose rreth 2 milionë euro.

Tenderin e ka finalizuar Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Himarës, Pervin Gjikuria. Në dokumentet shoqëruese, të hulumtuara nga Vox News, bëhet me dije se Bashkia e Himarës ka një sipërfaqe prej 571.94 km² dhe 7,818 banorë. “Aksi rrugor që kërkohet të ndërtohet, nis pranë rruges se re ekzistuese ‘Palasë –

Dhërmi’, e cila zbret poshtë (në krah të përroit) deri në afërsi të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Palasës. Gjurma ku parashikohet të kalojë segmenti rrugor, paraqitet në gjendje natyrore dhe ka një gjatësi totale rreth 1000 m” thuhet në dokumente.

Investitori strategjik (GJIKURIA) fiton tenderin 2 milionë euro për

Në foto: Gjurma e rrugës që do të ndërtohet, pranë dise komplekseve të banimit

Në të njëjta dokumente shkruhet se ndërhyrjet e parashikuara synojnë të krijojë një infrastrukturë komode për lëvizjen e automjeteve në zonën ku shtrihet objekti dhe të krijojë një infrastrukturë bashkëkohore për lëvizjen dhe sigurinë e këmbësorëve. Bashkia e Himarës ka paraqitur edhe një hartë se ku do të kalojë rruga, e cila është ngjitur me Përroin dhe u shërben komplekseve turistike që po ndërtohen, disa prej të cilëve nga vetë firma Gjikuria.

“Zona në të cilën do të shtrihet projekti është rreth 1000 ml. Segmenti rrugor që do të ndërtohet shtrihet pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij në gjurmë të re, pjesa me e madhe e së cilës në krah të përroit. Relievi është kodrinor ku bimësia është e pranishme edhe në formën e pemëve të larta. Zona përreth është një zonë me ritme të larta zhvillimi turistik por edhe residencial në formën e komplekseve të mëdha të Banimit” thuhet në dokumente.

Investitori strategjik (GJIKURIA) fiton tenderin 2 milionë euro për

Në foto: Gjendja e vendit ku do të ndërtohet rruga në Gjilekë

Sipas projektit, duke qenë se rruga kalon në gjurmë të re, nuk ekziston një rrjet ekzistues. “Të nisur nga sa më sipër gjatë hartimit të projekt-zbatimit do ishte e nevojshme që ndërhyrjet në realizimin e një rrjeti të ri KUSH, i cili do të marri në konsideratë perspektivën e zhvillimit të rruges dhe zonës, drejtimin e zhvillimit urbanistik të zonës” thuhet në dokumente.

Krahas rrugës, Bashkia e Himarës do të ndërtojë edhe kanalet e ujërave të zeza, një rrjet ujësjellës apo edhe vendosjen e linjave të reja të hidrantëve zjarrfikës, referuar normave të miratuara në fuqi dhe rregullores së PMNZSH-së. Madje të ketë rrethrrotullime apo edhe ndriçimin e gjelbërimin.

Në fillim të vitit 2024, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës – Kanalizimeve shpalli fituesin e tenderit me objekt “furnizimi me ujë të zonave bregdetare, Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, Faza e Parë”. Kompania “Gjikuria” ofroi 679 milionë lekë, ofertë e cila u shpall edhe fituese, megjithëse s’ishte më e ulta.

Investitori strategjik (GJIKURIA) fiton tenderin 2 milionë euro për

 

Investitori strategjik (GJIKURIA) fiton tenderin 2 milionë euro për

Faksimile: AIDA në vitin 2021 dhe 2023 shpalli firmën “Gjikuria” Investitor Strategjik në Palasë

Vetë shteti shqiptar e ka shpallur në dy raste firmën “Gjikuria” si Investitor Strategjik. Fillimisht me vendimin me numër 10\8 “për projektin e investimit me potencial strategjik “Coast to Coast”, që mori mbështetje edhe nga AZHBR-ja. “Projekti parashikon ndërtimin e një investimi kompleks të përbërë nga 3 hotele dhe vila rezidenciale me sipërfaqe truall 20.9 ha në zonën kadastrale 1739, në Himarë” thuhet në këtë dokument.

Ndërkohë, në një vendim tjetër me numër 34\11 të datës 1 gusht 2023, AIDA ka vendosur ta shpallë sërish investitor strategjik për “projektin e investimit ‘Ëhite Roads Hotel’”. Në të dyja rastet, firma “Gjikuria” ka marrë mijëra metra katrorë truall shtetëror, buzë detit Jon për vetëm 1 euro.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?