Iranianët hakeruan Postën Shqiptare/ Ministri Demo nuk e di ende nëse të dhënat janë inkriptuar

Ministri Ervin Demo, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ka folur në lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur dje ndaj Postës Shqiptare nga Homeland Justice.
I zënë ngushtë, Demo zbuloi se ende nuk ka informacion se çfarë kanë arritur të marrrin hakerët, ose ndoshta përpiqet ta mbajë të fshehtë. Ai tha se po presin përfundimin e analizave për të kuptuar nëse të dhënat janë inkriptuar.
“Në momentin që flasim po bëhet një analizë e detajuar nga AKSHI dhe jo vetëm. Shërbimet e postës po vijojnë normalisht nuk ka të dhëna që janë inkriptuar, por duhet të presim përfundimin e analizave.
Vetë AKSHI i ka kapacitetet që rrisin garancinë për integritetin e të dhënave publike në institucionet shqiptare”- tha Demo.
Lexo edhe
AKTUALITET
Emigranti shqiptar nuk rinovon dot pasaportën: e-Albania jashtë funksionit prej disa ditësh

Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja

Digjet automjeti pranë tunelit të Skërficës, dyshimet e para

50 me 50: Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale

Tentoi të kalonte drejt Greqisë me 30 kilogramë kanabis, arrestohet greku në doganë

Bilanci i pagesave preku deficitin më të ulët historik në vitin 2025

Detyrim i ri për baret, restorantet-hotelet: Për çdo karrige në trotuar do të mbillet një pemë

Arratisja e ish-ministrit në SHBA! Hasan Dosti dhe komunizmi, “armiqësia” që shkatërroi një familje, dosja me akuza





