AKTUALITET

Irena Gjoka justifikoi pasurinë në vetting me dokumente false

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Prill 2026, 22:44
Irena Gjoka justifikoi pasurinë në vetting me dokumente false

Zanafilla e një kalvari pandëshkueshmërie dhe ndoshta peshkimi i një kanditati ideal për tu përdorur më pas për qëllime politike është procesi i vetingut. Vetingu i Irena Gjokës është ndër më skandalozit, ku jo vetëm dëbimi e dënimi në Greqi, por për SPAK-un do të ishte një dosje e detajuar me fshehje pasurie, mosdeklarim të ardhurash e deri tek falsifikime formularësh e kontratash. Por, treshja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në vend të nxjerrjes jashtë sistemi ka bërë rolin e noterit të abuzimeve dhe shkeljeve disa vjeçare. 

Nga analizimi dosjes së vetingut të Irena Gjokës dalin fakte penale edhe më të rënda se veç falisifikimit të formularit të dekriminalizimit me mosdeklarim të dënimit dhe dëbimit nga Greqia. Veprime të ndërmaera nga Irena Gjoka faktojnë që ajo jo vetëm është falsifikatore e formularëve te vetingut, jo vetëm është falsifikatore e formularëve të dekriminalizimit, jo vetëm është falsifikatore e formularëve të depozituara në ILDKPI por ka falsifikuar edhe dokumentacionin e depozituar në Veting për justifikimin e pasurisë. Pas vënies në dijeni të dokumentacionit të dosjes së vetingut, Adriana Kalaja depoziton kallëzim shtesë në SPAK, duke u vënë në dispozicion edhe dokumente që duken qartazi të falsifikuara.  Sipas këtij kallëzimi që po e publikojmë sot ekskluzivisht, Kalaja depoziton dokumentacion për fakte të reja të rënda penale të kryera nga Irena Gjoka:

5. Nga kontrolli që kemi ushtruar në dosjen e vënë në dispozicion nga KLGJ dhe që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar, kemi konstatuar shkelje të shumta në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtarë dhe mosdeklarimin, shkelje të  cilat janë bërë në bashkëpunim me të kallëzuarit e tjerë.

6. Kështu, sipas kontratës së qirasë që vëmë sot në dispozicionin tuaj, rezulton se midis të kallëzuarve prej nesh, është lidhur kontrata e qirasë datë 13.02.1996, ku në cilësinë e “Qiradhënësit” është i kallëzuari Stefan Gjoka dhe në cilësinë e  “Qiramarrësit” janë të kallëzuarit Ilirjan dhe Admir Maneku, për një periudhë 6 vjeçare dhe me qira mujore 80,000 lekë në muaj, qira e cila fillon nga data 01.01.1996.

Pra sipas dosjes së vetingut në pamundësi për të justifikuar të ardhurat, Irena Gjoka deklaron se vëllezërit e saj kanë marrë me qira një ambjent në pronësi të shtetasit Stefanaq Gjoka. Ky ambjent ishte një lokal i vogël përballë Gjykatës së Fierit, ku punonte jo vetëm Irena si Gjyqtare por edhe Stefanaqi si shofer.

Kujtojmë këtu se po nga deklarimet e vetë Irena Gjokës në dosjen e vetingut vëllezërit e saj kanë qënë emigrant në Greqi në atë periudhë dhe ajo përfitonte nga paratë që ata sillnin edhe pse nuk u dilnin për vete. Pra nuk dihet kush e paska punuar këtë lokal kur Irena punonte si gjyqtare dhe vëllezërit si emigrantë në Greqi. Ajo çka e bën edhe më të habitshëm këtë transaksion është edhe shuma. Sipas kontratës rezulton se ata paguanin në vitin 1995, 80.000 lekë qira mujore. Një vlerë kjo që jo për vitin 1995 mund të konsiderohet stratosferike, por edhe sot pas 30 vitesh, i njëjti ambient zor se jepet me atë çmim qiraje, pasi tregu edhe sot në atë zonë ka çmime disa herë më të ulëta.

Por për komisionerët e vetingut, kjo nuk ka ngritur asnëj hije dyshimi që mund të bënin verifikimin më minimal me çmimet e referencës dhe të tregut për atë zonë. Por siç do ju tregojmë edhe më pas, jo që nuk bëhet fjalë për një pagesë reale qiraje, por edhe vetë kontrata është dukshëm e falsifikuar. 

Emisioni Plug analizoi vendimin e KPK të shkurtit 2020 për shtetasen Irena Gjoka. Trupa e kryesuar nga Roland Ilia dhe me anëtarë Valbona Sanxhaktari dhe Genta Bungo kanë konfirmuar në detyrë Irena Gjokën edhe pse kishin plot fakte e prova për falsifikimet dhe pamundësinë për të justifikuar pasurinë. Në faqen 15 të vendimit kur analizohen deklarimet dhe pasuritë e shtetasit Stefanaq Gjoka, shprehen se ai kishte të ardhura nga dhënia me qira e një ambjenti në Fier, bar-kafe-bilardo.

Po në faqen 21 të vendimit përftohen të dhëna të tjera të rëndësishme që faktojnë lidhjen e hershme të Irena me Stefanaq Gjokën.

Relatorja Genta Bundo shprehet: 34.3 nxjerrja e llogarisë në euro të bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit në “Tirana Bank” rezulton se në datë 12.3.2002 subjekti i rivlerësimit ka depozituar shumën 10,000 euro.

Pra Irena Maneku në 12.03.2002, ka depozituar në llogarinë e Stefanaq Gjokës shumën prej 10.000 euro. Më poshtë relatimi vazhdon: 34.6 Në prapësimet e veta subjekti ka sqaruar më tej në lidhje me këto transaksione: “... Burimi i depozitës së kësaj shumë rrjedh nga llogaria rrjedhëse që z. Gjoka, ka pasur në të njëjtën bankë në monedhën euro, nr. * llogarie, në shumë 54.786 euro që kanë si burim të ardhura të përfituara nga shitja e pasurisë lokal si dhe qiradhënia e lokalit. Në datë 5.3.2002 nga kjo llogari rrjedhëse ka tërhequr shumën prej 10,000 euro dhe më datën 12.3.2002 (6 ditë më pas) këtë shumë e ka depozituar personalisht në llogarinë depozitë me afat të hapur prej meje në të njëjtën bankë dhe pranë të njëjtës degë”.

34.7 Në mbështetje të këtij deklarimi, subjekti ka depozituar edhe shkresën e Tirana Bank nr. * prot., datë 10.12.2019, drejtuar z. Gjoka, në të cilën informon se: “Klientja, zj. Irena Maneku nuk rezulton të jetë si person i përbashkët në llogarinë tuaj, por depozita me afat e vendosur në llogarinë tuaj dhe veprimet e mëtejshme, janë kryer nga ju personalisht bazuar edhe në specimenin tuaj tek certifikata e depozitës me afat…”

Në përfundim Komisioni vlerëson se nuk ka paqartësi apo dyshime në lidhje me këtë pasuri. Kjo depozitë e ka origjinën e saj gjatë kohës së regjimit të parë martesor të zotit Gjoka.

Pra me kaq është mjaftuar KPK për këtë rast, pa kërkuar asnjë sqarim se çfarë e lidhte irena Gjokën me këtë shtetas dhe të kishte atë intimitet sa të kryente veprime bankare për emër të tij. Rikujtojmë se në mars të vitit 2003, në prokurën lëshuar avokatit e cilësonte Stefanaqin si “bashkëshorti” i saj.

Por në gjendje civile dhe ILDKPI Irena Gjoka e deklaron si bashkëshort vetëm pas vitit 2006, e Stefanaqi deri në atë kohë në regjim martesor e ndante pasurinë me një tjetër person. Një nga shkresat kryesore dhe mundësi justifikimi e pasurisë është bërë pikërisht lokali, ku qiramarrës janë vëllerëzërit e Irena Gjokës, të cilët prej shumë vitesh nuk kishin as lidhje me Fierin pasi ndodheshin në emigracion në Greqi, e asesi nuk mund të mendohej se në të njëjtën kohë të punonin edhe si kamariera në lokalin e marrë me qira, e për të cilin do të paguanin si qira, një pagesë e barazvlefshme me qiranë mujore të Hotelit më të madh në Fier. 

Në faqen 22 të vendimit, relatohet në mënyrë të detajuar të ardhurat nga kontrata e qirsë.

35.1.1 Në deklaratën “Vetting” subjekti deklaron se bashkëshorti i saj ka përfituar të ardhura nga qiradhënia e objektit 2-katësh, me sipërfaqe ndërtimore 150 m², lokal – bar - bilardo dhe truallit 150 m², ndodhur në, Fier. Qiraja mujore 80,000 lekë.
35.1.2 Subjekti i rivlerësimit për të provuar deklarimin e saj ka depozituar kontratë qiraje të datës 13.2.1996 ku z. S. Gj., jep me qira një lokal me dy kate “bar-lojëra”, të ndodhur në Fier. Periudha e dhënies me qira 1.01.1995 - 31.12.2001. Vlera e qirasë 80,000 lekë/muaj.
35.1.3 Komisioni i ka kërkuar informacion DRT-së Fier në lidhje me kontratën e qirasë. Nga ana e saj jemi informuar se: “Në dokumentacionin e arkivuar në DRT Fier nuk u gjendën të dhëna për riregjistrimin në vitet pasardhëse dhe as të dhëna mbi të ardhurat, fitimet, humbjet e realizuara nga aktiviteti apo qiratë për vitet 1997-2001.”

Pra siç konfirmohet nga përgjigjja e Drejtorisë së Tatimeve Fier, nuk ka patur një qiradhënie nga ana e Stefanaqit tek vëllezërit e Irena Gjokës të lokalit me vlerë 80 mijë lekë të reja në muaj për periudhën 1995-2001. E që në këtë moment, të ardhurat e justifikuar me këtë manovër duhet të ishin një alarm për KPK, që minimalisht duhet të ndërmerrte veprime shtesë verifikimi, e në mungesë justifikimi, do të ishte më e rëndë se arsyet e shkarkimit të dhjetra gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Por jo vetëm kaq, situata bëhet edhe më skandaloze, pasi për këtë konstatim Irena dhe Stefanaqi depozitojnë një pagë të vitit 2019. 35.1.4 Nga ana e subjektit, në përgjigje të pyetësorit të datës 4.12.2019 është depozituar dokumentacion provues për pagimin e detyrimeve tatimore më konkretisht urdhërpagesë për tatimin e mbajtur në burim në shumën 884,190 lekë dhe veprim në llogari i “Credins Bank”, datë 13.12.2019, nëpërmjet të cilit vërtetohet pagimi i shumës 884, 190 lekë.

Subjekti gjithashtu ka depozituar deklaratë noteriale nr. *, datë 17.12.2019 të z. I. Maneku., i cili ka deklaruar se e njeh detyrimin për pagimin e tatimit për vlerën e qirasë të paderdhur në buxhetin e shtetit që duhet të paguhej në lidhje me kontratën e qirasë, në shumën 864, 000 lekë, të paguar nga z. Stefanaq.

Gjoka, dhe se do t’i rimbursojë z. Gjoka., këtë shumë në llogarinë e tij personale ose t’ia dorëzojë cash sapo të ketë mundësi financiare.

35.1.5 Komisioni konstaton se të ardhurat nga qiraja të bashkëshortit të subjektit janë krijuar para se subjektit të kishte filluar bashkëjetesën/martesën me z. Gj., gjatë regjimit të parë martesor të tij. Gjithashtu, subjekti ka depozituar si dokumentacion provues të kohës kontratën e qirasë për këto të ardhura, sipas të cilit ambienti i është dhënë me qira një personi të tatueshëm, të regjistruar në organet tatimore, për rrjedhojë detyrimin për pagimin e tatimit në burim e ka patur personi i tatueshëm, referuar legjislacionit tatimor në fuqi. Në këto kushte, Komisioni konstaton se, megjithëse detyrimi tatimor i përkiste qiramarrësit, në momentin e konstatimit të faktit të mospagimit të tyre, subjekti dhe bashkëshorti i saj e kanë shlyer këtë detyrim.

Në vlerësim të fakteve më sipër, lidhur me periudhën kur janë krijuar të ardhurat nga marrëdhënia e qirasë dhe përcaktimi kontraktual lidhur me pagesën e detyrimit për pagimin e tatimit, Komisioni vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi ligjore. Po ashtu, fakti se ajo dhe bashkëshorti në momentin e konstatimit të kësaj problematike, kanë përmbushur detyrimin tatimor ndaj shtetit, duke paguar edhe kamatëvonesat, Komisioni vlerëson se këto të ardhura duhet të konsiderohen të ligjshme.
 Pra sipas vetingashëve që kanë përjashtuar nga vetingu prokurorë e gjyqtarë për 200.000 lekë të vjetra, në rastin e Irena Gjokës kanë pranuar të ligjshme të ardhurat e krijuara nga Stefanaq Gjoka ( kur ishte i martuar me një tjetër shtetase) nga një kontratë qiraje e lidhur me vëllezërit e Irena Gjokës, gjatë kohës kur këta ishin emigrantë në Greqi. Mbi të gjitha këto të ardhura nuk janë të deklaruara dhe tatimi për to është bërë vetëm në vitin 2019, po nga Irena Gjoka vetëm për të justifikur të ardhurat.

Më pas në pikën 35. 2 të Dosjes së Vetingut, zbulohen të tjera prova kompromentuese që rrëzojnë justifikimet e deritanishme për qiranë mujore marramëndëse për një ambient në qytetin e Fierit, por edhe për marrëdhënien sa intime aq edhe financiare të çiftit Irena e Stefanaqi Gjoka. Stefanaqi Gjoka deklaron se në datë 8 janar 2002 ka shitur këtë ambien për vlerën 2 milionë lekë të reja. Pra këtu del hapur kontradikta e vlerës së qirasë, pasi kjo pronë, rezulton të jetë shitur me vlerën e qirave të dy viteve. Që konfirmon edhe njëherë që kontrata 800 mijë lekë me vëllezërit emigrantë të Irena Gjokës është veç një manovër që Stefanaqi dhe Irena të justifikojnë para vetingut milionat në llogaritë e tyre bankare. E për më tepër për shitjen e asaj prone në vitin 2002 ka dhënë pëlqimin edhe ish-bashkëshortja e Stefanaqit.
Periudhë në të cilën Irena e deklaron në prokurë si bashkëshort të saj. 

Për të faktuar që kjo shifër fiktive mjaftojmë të shohim një tjetër transaksion të Stefanaq Gjokës në faqen 23 të vendimit:

35.3.1 Bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit së bashku me znj. F. Gj., me kontratë shitblerjeje nr. *, datë 10.9.2003 kanë shitur apartament, me sipërfaqe 73.25 m² për shumën 1,200,000 lekë.

Pra në vitin 2003, Stefanaqi dhe bashkëshortja e kohës kanë shitur një shtëpi në vlerën 1.2 milion e ndërkohë po sipas kontratës së qirasë në vitin 1995, vëllezërit emigrantë të Irenës i paguajnë atij 960.000 mijë lekë qira vjetore. Por le ta mendojmë në një moment, se kemi të bëjmë me një marrëdhënie kontraktuale, dhe vlerën e qirasë vëllezërit e Irenës e paskan pranuar edhe aq të lartë.

Le ta marrim të mirqenë edhe faktin se Irena dhe Stefanaqi harruan që ta deklaronin pranë Drejtorisë së Tatimeve, ndërkohë që kjo është e pamundur. Por do të mjaftonte që vetingashët të lexonin vetëm kontratën e qirasë për të kuptuar se jemi përballë një falsifikimi flagrant, që Irena Gjoka duhet të kishte përfunduar në dyert e SPAK që me mbylljen e procesit të Vetingut dhe shkarkimin e saj prej detyrës.
 
Kjo që shikoni në pamje është kontrata e qerasë e nënshkruar mes bashkëshortit aktual të Irena Gjokës dhe dy vëllezërve emigrantë të saj. Kontrata mbanë datën 13 shkurt 1996 edhe pse në deklaratën e vetingut flitet për qiramarrje që nga viti 1995 dhe të ardhurat llogariten nga 1995, kohë që Stefanaq Gjoka nuk kishte lidhje me gjyqtaren dhe vëllezërit e saj ishin emigrantë në Greqi. Pra vetingashët nuk e panë as datën e kontratës por morën të mirëqënë se të ardhurat ishin që nga viti 1995, ndërkohë që kontrata është firmosur vetëm pas muajit shkurt të 1996, çka automatikisht do të nxirrte të pajustifikuara 960 mijë lekë apo 9. 6 milionë lekë të vjetra. 

Por përtej sa ju parashtruam edhe më sipër. Falsifikimi në këtë dokument është aq flagrant sa edhe juristi më i paaftë nuk do të mund ta justifikonte.  Siç e shikoni në pamje, kjo kontratë është e përpiluar në word dhe është e shkruar me kompjuter, ndërkohë që në atë periudhë kompjuterët nuk ishin ende në përdorim, madje edhe kontratat në zyrat noteriale bëheshin me makinë shkrimi.

Por siguria për të kaluar procesin e Vetingut, ka bërë që Irena Gjoka as mos të sforcohet që këtë falsifikim ta bënte sa më afër origjinalit.

Jo vetëm shkrimi kompjuterik që nuk ekzistonte në zyrat noteriale në atë kohë, por edhe referenca ligjore është një tjetër detaj që nxjerr zbuluar falsifikimin. Në kontratë, siç e shikoni janë specifikuar nenet 801-825 të Kodit Civil. Gjyqtarja që me logjikë duhet të ishte e informuar për ndryshimet e Kodeve, nuk e ka vënë në punë mëndjen se këto nene të Kodit Civil në datën që pretendohet që është nënshkruar ajo kontratë nuk ekzistonin. Këto nene që i referohet kontrata që sipas Irena Gjokës është nënshkruar në viotin 1996, janë shtuar në Kodin Civil shumë vite më vonë. Por edhe këto detaje, siç për komisionin e Vetingut ashtu edhe për SPAK janë të padukshme. 

Kallëzimi shtesë i Adriana Kalasë për Irena Maneku-Shpata-Gjoka përmban shume prova të tjera të evidentuara gjatë analizimit të dosjes së vetingut.

Përmban pamundësinë e vellezërve për t'i dhënë 2.000.000 lekë dhuratë në vitin 2005 Irena Gjokës për të blerë shtëpinë në Tiranë, përmban dhuratat e vazhdueshme të prindërve të justifikuara nga shitja e ullinjve apo edhe deklarimet e ndryshuara për një shumë 23.000 dollarë kursime në vitin 2003 kur aq nuk kishte të ardhurat nga paga e jo më të arrinte të kursente./PLUG

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan