Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre...
AKTUALITET

Irfan Azizi tenton bllokimin e ekstradimit nga Anglia: Talo Çela do të më ekzekutojë

P
Piranjat21 April 2026, 10:35 · 1 min lexim
Irfan Azizi tenton bllokimin e ekstradimit nga Anglia: Talo Çela do

Irfan Azizi, i njohur me nofkën “Fania”, po përdor frikën për jetën si argument për të bllokuar ekstradimin e tij nga Britania e Madhe.

Gjatë seancës gjyqësore, Azizi pretendoi se kthimi në Shqipëri do të ishte fatal për të, duke deklaruar se i rrezikohet jeta nga një atentat i mundshëm nga Talo Çela.

Sipas dëshmisë së tij, në vitin 2020 ai i shpëtoi për pak një atentati, ku u qëllua rreth 30 herë me armë automatike. “Një plumb më shkatërroi dorën në 13 vende”, deklaroi ai para gjykatës britanike.

Azizi ka dëshmuar se grupi pas sulmit zotëron rrjetin e tij, të afta për të goditur deri në nivelet më të larta. Sipas tij, rreziku është i pashmangshëm pasi sipas tij, ky grup vepron pa paralajmëruar.

Prokuroria britanike vuri në dyshim pretendimet e tij, duke theksuar se gjatë pesë viteve në Angli nuk ka pasur asnjë kërcënim konkret ndaj tij apo familjes.

Seanca për ekstradimin vijon, ndërsa vendimi pritet të përcaktojë nëse “Fania” do të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë apo do të mbetet në Britani nën statusin e azilkërkuesit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.