Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Karçanaj 2 orë në SPAK për rrëmbimin e Gerond Meçes, ja çfarë deklaroi

P
Piranjat25 March 2026, 16:17 · 2 min lexim
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Karçanaj 2 orë në SPAK për

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është marrë në pyetje për dy orë këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme. E shoqëruar nga avokatët e saj, Kërçanaj ka dhënë deklarime si person nën hetim për herë të parë. Në dalje të SPAK, ish-zyrtarja e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe grup të strukturuar kriminal, refuzoi të komentonte për mediat.

Burime bëjnë me dije se Karçanaj ka deklaruar para prokurorit Bledar Maksuti dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, se nuk ka asnjë dijeni për rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.

E teksa është dokumentuar me pamje filmike në zyrën e Ergys Agasit duke paracaktuar tendera, Karçanaj është përpjekur tua hedhë fajin vartësve të saj duke thënë se këto procedura janë bërë nga grupet e punës dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Njëra prej këtyre të fundit, Hava Dalibashi në kohën kur ish-shefja e saj merrej në pyetje, mbërriti në SPAK për të respektuar masën detyrim paraqitje.

Deri të martën e 24 marsit, Delibashi ndodhej në arrest shtëpie njësoj si KArçanaj, por iu ndryshua në detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.

Shkak u bë shtatzania e saj që bindi togat e zeza të hiqnin arrestin e shtëpisë. Dhjetorin e kaluar, SPAK goditi një grup të strukturuar kriminal në krye të AKSHI-t me 8 anëtarë, ku përfshihej edhe Karçanaj e Delibashi dhe biznesmenët në kërkim Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj si dhe zv drejtori i Policisë së Tiranës Erion Ismaili. Miliona euro tha SPAK u zhvatën përmes skemave të paligjshme nga këta persona, në tenderat që zhvillonte AKSHI.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.