Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO. Ja momenti kur hyn në Gjykatë

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Ende nuk dihen arsyet se përse ish-drejtoresha e IKMT-së është thirrur në Gjykatën e Posaçme.
Dallëndyshe Bici u shkarkua nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në janar të këtij viti.
Ajo mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.
Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së u emërua Adriatik Kupi, i cili më parë ka mbajtur disa funksione si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Korrupsioni/ Artan Hoxha: Nga punonjës shteti në milionerë, skema si u kthyen zyrtarët e administratës në investitorë

Sot seancë/ Në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

Shqipëria, nyja lidhëse e trafikut të armëve në Ballkan

Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare

Skema ‘5D’/ Nëpunësit pronarë biznesesh, Qyno: Ja si po pasurohen zyrtarët





