Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit mbetet në burg, avokati: Vendim absurd, nuk ka prova që ka marrë paratë

P
Piranjat18 July 2026, 16:18 · 2 min lexim
Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit mbetet në burg,

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, e akuzuar për përfshirje në vjedhjen e parave të pensioneve. Pas vendimit, ka reaguar avokati i saj mbrojtës, Ilia Ilia, i cili e ka cilësuar absurd vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke pretenduar se ndalimi i klientes së tij është bërë në mënyrë të paligjshme dhe se nuk ekzistojnë prova që e lidhin atë me marrjen e parave.

“Nuk ka asnjë provë që ta implikojë Elisabeta Matajn në bashkëpunim kriminal për vjedhjen e asaj shume”, deklaroi avokati për mediat.

Sipas Ilisë, Mataj është emëruar në detyrën e drejtoreshës në tetor të vitit 2025 dhe, pas konstatimit të parregullsive në sistemin financiar të institucionit, ajo i ka raportuar ato me shkresa pranë Postës Shqiptare në Tiranë.

Avokati tha se mbi bazën e këtyre raportimeve është kryer një auditim rreth njëmujor, ku janë konstatuar shkelje nga dy punonjëse të tjera, përkatësisht shefja e financës dhe arkëtarja.

“Nuk ka asnjë provë që i ka marrë Elisabeta Mataj. Akuza pretendon se ka tre sekuenca filmike ku shefja e financës i ka dërguar paratë në zyrën e Matajt”, u shpreh avokati. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa tre punonjëset e Postës së Durrësit akuzohen për shpërdorim detyre dhe përvetësim të parave të pensioneve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.