Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar kërkojnë rishikim vendimi, KPA rrëzon 13 kërkesa

P
Piranjat25 March 2026, 19:36 · 2 min lexim
Ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar kërkojnë

Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar kërkojnë rishikim të vendimeve duke u bazuar tek fakti që dy ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelit janë gjetur fajtorë nga drejtësia.

Nga 29 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë që deri më tani kanë kërkuar rishikim vendimi pa pritur Strasburgun, pretendimet e 13 prej tyre janë shqyrtuar në dhomë këshillimi.

Trupat gjykuese të përbërë nga anëtarët Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo kanë shqyrtuar kërkesat dhe duke vendosur mos pranimin e tyre.

Janë rrëzuar kërkesat e ish-gjyqtares Alma Brati, ish-prokurorit Arben Dollapaj, ish-prokurorit Ardian Ylli, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani, ish-gjyqtarit Astrit Faqolli, ish-gjyqtares Bernina Kondi, ish-gjyqtarit Bledar Abdullai, ish-Prokurorit Dritan Peka, ish-prokurorit Dritan Rreshka, ish-prokurorit Elsion Sadiku, ish-gjyqtares Entela Prifti, ish-prokurorit Gentian Trenova dhe ish-gjyqtarit Kastriot Gramshi.

Kundërshtimi i të shkarkuarve ku insistohet rihapje procesi në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt me dy ish-gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin, të cilët kanë qenë pjesë e trupave në KPA që kanë vendosur t’i largojnë nga sistemi.

Ish-gjyqtari i Vettingut Luan Daci u dënua me shërbim prove në Shqipëri për akuzën e falsifikimit të dokumenteve mbasi u provua se gjatë garës si gjyqtar i KPA kishte fshehur një vendim shkarkimi nga detyra prej ish KLD.

Ndërkohë që ish-gjyqtari tjetër Ardian Hajdari ka bërë rekurs në gjykatën e lartë ndaj vendimit të Apelit që e dënoi me një vit shërbim prove për fshehje pasurie. Çdo vendim ku ata kanë marrë pjesë po kundërshtohet me rishikim nga të shkarkuarit, të cilët më herët i kishin denoncuar në SPAK për tu hetuar.

Procesi i Vettingut zgjati tetë vite dhe kaloi në sitat e trefishta 805 gjyqtarë dhe prokurorë, prej të cilëve më shumë se  gjysma e tyre doli jashtë drejtësisë. Bëhet fjalë  442 subjekte prej tyre, nga të cilët  268 u shkarkuan, 105 u dorëhoqën dhe 49 dolën pa vendim final.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.