Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare, bëhet banor i Njësisë nr.2 në Tiranë!

Ish-kryetari i bashkisë së New Yourk-ut, Eric Adams pasi mori shtetësinë shqiptare është regjistruar si banor i njësisë numër 2 në Tiranë.
Po ashtu, Adams ka aplikuar edhe për t’u pajisur me mjet identifikimi, pasaportë dhe kartë identiteti.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i Njësisë Administrative numër 2, Florian Pullazi ka ndarë disa foto të ish kryebashkiakut të New Yorkut.
Adams ka deklaruar se marrja e shtetësisë shqiptare është edhe reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të Nju-Jorkut dhe komunitetit shqiptar në SHBA.
“Eric Adams, banori më i ri i njësisë nr. 2 në Tiranë! Me kënaqësi mikprita sot në ambientet e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë, ish-kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut dhe ish-senatorin e njohur, Eric Adams.
Eric Adams është një mik i madh i shqiptarëve – sot, shqiptar me pasaportë – përveçse një politikan i njohur për fokusin tek çështjet e sigurisë publike, si ish-kapiten i Departamentit të Policisë së Nju-Jorkut.
Siç e thotë edhe vetë ai, marrja e shtetësisë shqiptare është edhe reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të Nju-Jorkut dhe komunitetit shqiptar në SHBA. Kënaqësi që, nga sot, e kemi banor të njësisë nr. 2 në kryeqytet”, Florian Pullazi.
Lexo edhe
AKTUALITET
Çmontohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 28 arrestime nga Milano në Bolzano!

Portet turistike/ Si po e godasin konkurrencën ‘ligjet me porosi’ të qeverisë

“Duam 1 milionë euro për kriptomonedha”, si u mor peng biznesmeni në Tiranë

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Kujdes! SMS-ja me link në emër të postës, skemë për marrjen e të dhënave bankare





