Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Ish-luftëtari i UÇK-së: Me Ramën të merret drejtësia, krimet e tij dalin edhe jashtë territorit shqiptar

P
Piranjat24 July 2026, 20:59 · 2 min lexim
Ish-luftëtari i UÇK-së: Me Ramën të merret

Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, denoncoi sjelljen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar turp fjalimin e mbajtur në grupin e PS, ku përmendi edhe fëmijën e sëmurë me spektër autik që u dhunua nga Policia. Ai kërkoi që drejtësia të merrej me krimet e kryeministrit, të cilat kalojnë edhe kufijtë e Shqipërisë. Ai denoncoi edhe deputetin Taulant Balla duke e cilësuar atë si “midhje”.

“Sot doli dhe pa pikë turpi dhe fliste për fëmijën që u sulmua nga forcat policore, u mundua të nxirrte engjëllin me Taulant midhjen. Ata kur shikojnë një person që gjuan me gur, quajnë një popull të tërë terrorist. Kur Taulant midhja dhe Rama u dënohen njerëzit e tyre apo arrestohen, ua quajnë përgjegjësinë individuale. Ata janë aq njerëz të këqij, sa kur dikush gjuan me gur, na quajnë terroriste. Kurse për njerëzit e tyre që janë të korruptuar nuk i quajnë terrorist të korruptuar. Ne, kur një kriminel që sillet si engjëll, bëj thirrje mos i prekni, sepse krimineli që sillet engjëll kur sillet ashtu kërkon kohë”, tha ai mes të tjerash.

Më tej Zotaj deklaroi se për të gjitha krimet që ka bërë Rama dhe qeveritarët duhet të merrte drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare. Ai apeloi për qëndresë deri sa të largohet qeveria.

“Me fatin e tij duhet të merret drejtësia shqiptare, në mos ajo shqiptare, drejtësia ndërkombëtare, sepse krimet e tij dalin përtej territorit shqiptar. Të qëndrojmë këtu qëndrestare pa ndërprerje, sepse e keqja e kombit tona ka qenë nga njerëz që vendosen në atë karrige dhe i zënë frymën popullin. Rama u mundua të na quajë terrorist, me lloj-lloj emrash kafshësh, na quajtën terroristë”, akuzoi ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.