Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Ish-prokurori Beçi: Është cënuar piramida e sigurisë së shtetit, kur themi Vlora, themi SHISH

P
Piranjat22 September 2026, 22:03 · 1 min lexim
Ish-prokurori Beçi: Është cënuar piramida e sigurisë

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka folur lidhur me masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Sipas tij, arrestimi i saj ka cenuar sigurinë dhe besueshmërinë e institucionit.

“Është e paprecedentë kur një kreu të Shërbimit i caktohet masë sigurimi. Do të thotë që zullumi ka vajtur atje ku nuk mban më. Nuk ka lidhje me personin, sepse nuk e ndan dot institucionin nga personi, pasi e dimë shumë mirë se si funksionon piramida e shërbimit. Drejtuesi i Shërbimit duhet të ketë dijeni për gjithçka.

Ai ka informacionet më të rëndësishme të shtetit.

Pika e dytë, cenohet piramida e shtetit. Pavarësisht se nuk e ndajmë dot, kur themi Vlora themi SHISH dhe është e pamundur ta ndajmë. Është cenuar në mënyrë të drejtpërdrejtë shteti.

Nuk cenohet për faj të Prokurorisë, por për faj të vetë SHISH-it besueshmëria e institucionit”, tha Beci.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.