Ish-prokurori i Tiranës emërohet drejtori i ri i Hetimit Doganor

Ish-prokurori i Tiranës, Elio Mazreku, është emëruar drejtor i ri i Hetimit Doganor.
Mazreku u shkarkua më 23 Nëntor 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i vetingut, pasi u përball me barrë prove për ligjshmërinë e të ardhurave të familjes së tij.
Vendimi i KPK-së ndaj Mazrekut erdhi pas analizës financiare që evidentoi një bilanc negativ prej 22.8 milionë lekësh, lidhur me mungesën e provave për ligjshmërinë e disa llogarive bankare të përdorura për blerjen e një apartamenti 129 m² në vitin 2010.
Gjithashtu, sipas KPK-së, ai nuk justifikoi 5 milionë lekë të deklaruara si ndihmë nga babai dhe disa dhurata nga vëllai.
Vetë Mazreku, i kundërshtoi konkluzionet, duke pretenduar se të ardhurat ishin të ligjshme dhe buronin nga puna e bashkëshortes në një OJF, ndërsa argumentoi se mënyra e pagesave nuk ishte nën kontrollin e tij.
Mazreku e kishte nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe për më shumë se dy dekada ka ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Rrëqebulli i Ballkanit fotografohet sërish në Parkun Kombëtar të Shebenikut

Ishte me kod të kuq nga Interpoli, arrestohet shqiptari në Kolumbi, akuzohet për vrasje dhe rrëmbim

45 mijë euro veshje kontrabande, arrestohet 26 vjeçari

Investitorët ndërkombëtarë, që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Pistoletë dhe kokainë në ambientet e një hoteli, arrestohet 42-vjeçari





